
Rama: Nxorrëm Shqipërinë nga epoka e mungesave, tre mandate me radhë folëm me gjuhën e fakteve
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se kjo forcë politike e nxori Shqipërinë nga epoka e mungesave, prandaj sot përballet me një popull që nuk e mat më Shqipërinë me mungesat e saj, por me pritshmëritë e veta.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se kjo forcë politike e nxori Shqipërinë nga epoka e mungesave, prandaj sot përballet me një popull që nuk e mat më Shqipërinë me mungesat e saj, por me pritshmëritë e veta.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar, Rama u shpreh se qytetarët nuk na vlerësojnë më për gjithçka kemi bërë deri këtu, por na kërkojnë llogari më shumë se sa do donim ne, për gjithçka që mbetet për t’u bërë”.
“Një popull që bezdiset kur i tregojmë nga sa poshtë jemi nisur për t’u ngjitur deri këtu dhe që na tregon se sa lart do të jetë, pa pritur kohën që duhet për t’u ngjitur me ne, ose pa ne dhe ka të drejtë”, tha Rama.
Sipas tij, “kush përpiqet ta zvogëlojë apo ta relativizojë përmasën e kësaj të drejte që na e tregoi bulevardi i flamingove, do të zvogëlohet dhe do relativizohet deri në irrelevancë”.
Madje, sipas tij, “sa më i madh dhe i fortë të jesh përballë kësaj të drejte, aq më në rrezik je, nëse nuk e kupton se kjo e drejtë është më e madhe dhe më e fortë se ti, qofsh dhe vetë Partia Socialiste apo edhe Edi Rama”.
“Tre mandate me radhë ne folëm me gjuhën e fakteve. Sa rrugë, sa shkolla, sa spitale, sa investime, sa turistë, sa rritje ekonomike. Faktet janë dhe do të mbeten aty. Kokëforësisht dëshmitare për ne që e transformuam këtë vend deri këtu nga një realitet që bënte lajm vetëm për keq, me një shtet në gjunjë që s’kishte as drita se gjysma paguante dhe për gjysmën tjetër dhe me një emër të përbuzur, të shpërfillur ndërkombëtarisht”, tha Rama.
Tani sipas tij, Shqipëria është një destinacion i dëshiruar me një flamur ndërkombëtarisht të respektuar, por kjo është histori.
Burimi ATSH



















