Balla mbështet propozimin e Von der Leyen: Fëmijët nën 13 vjeç të mos përdorin rrjetet sociale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbështetur propozimin e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për vendosjen e rregullave më të forta mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët, duke kërkuar që kjo çështje të trajtohet me konsensus politik edhe në Shqipëri.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbështetur propozimin e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për vendosjen e rregullave më të forta mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët, duke kërkuar që kjo çështje të trajtohet me konsensus politik edhe në Shqipëri.

Gjatë Takimit të 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–BE, Balla ftoi deputetët e opozitës që të mbështesin nismën e Komisionit Europian, duke theksuar se mbrojtja e fëmijëve në mjedisin digjital është një përgjegjësi e përbashkët.

Ai iu referua modelit të propozuar “EU Kids Act”, sipas të cilit fëmijët nën 13 vjeç nuk duhet të kenë akses në rrjetet sociale, ndërsa grupmosha 13–15 vjeç duhet të përdorë llogari të mbikëqyrura nga prindërit ose kujdestarët. Për të rinjtë nga 15 deri në 18 vjeç, Balla mbështeti përdorimin e llogarive autonome, të shoqëruara me standarde të forta sigurie nga platformat digjitale.

“Ftoj edhe kolegët e opozitës që propozimin e zonjës Von der Leyen lidhur me mënyrën e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët ta mbështesim të gjithë, pa dallim”, u shpreh Balla.

Sipas tij, platformat duhet të zbatojnë parimin “safety by design”, duke integruar sigurinë e fëmijëve që në fazën e projektimit të shërbimeve të tyre, përfshirë edhe ato në gjuhën shqipe. Balla theksoi se Shqipëria duhet të nisë diskutimet për përafrimin me standardet e reja europiane në mbrojtje të fëmijëve në hapësirën digjitale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Akademiku Nazim Gruda zgjidhet president i UEAA-së

Akademiku Nazim Gruda u zgjodh me votë unanime President i Unionit të Akademive Evropiane për Shkencat e Zbatuara në Bujqësi,…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Akademiku Nazim Gruda zgjidhet president i UEAA-së

Akademiku Nazim Gruda u zgjodh me votë unanime President i Unionit të Akademive Evropiane për Shkencat e Zbatuara në Bujqësi,…