
Tag: Evis Sala
Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Marco Alberti, u takua në Tiranë me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, për të diskutuar mbi prioritetet dhe projektet e reja në fushën e shëndetësisë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof.Evis Sala, zhvilloi një takim me Unionin e Biznesit të Farmaceutikës, ku theksoi forcimin e dialogut dhe angazhimin e përbashkët për përmirësimin e këtij sektori jetik.
Në orët e mbrëmjes, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur për trajtim mjekësor 6-vjeçarja, N.A, e lënduar nga ngjarja e rëndë sot në qarkun e Korçës.
Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim”, tematikën e të cilit e kishte “Rikthim në atdhe”, sot kishte të ftuar ministren e re të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala u shpreh sot se gjatë tri javëve të para në krye të këtij institucioni, është njohur më nga afër me të gjitha strukturat nga ato në nivel ministror, te stafet mjekësore.
Spitali Rajonal i Lezhës është gati për të ofruar shërbime të plota dhe moderne për banorët e qarkut, pas përfundimit të rikonstruksionit të godinës qendrore, një investim i rëndësishëm i qeverisë shqiptare me mbështetjen e Bankës Botërore.
Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, është hapur në Lezhë Qendra e re Komunitare e Shëndetit Mendor, e cila do të ofrojë shërbime multidisiplinare për shëndetin mendor, për këdo që ka nevojë për mbështetje të specializuar në zonën e Lezhës, Kurbinit dhe Rrëshenit.
Digjitalizimi i plotë në shëndetësi, receta elektronike dhe gjurmimi digjital i barnave (track and trace) janë e vetmja rrugë për një shëndetësi bashkëkohore.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala do të marrë pjesë në samitin dyditor “Inteligjenca Artificiale në shëndetësi”, me ftesë të revistës prestigjioze britanike “The Economist”.
Në javën e personave që nuk dëgjojnë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, përcolli një mesazh në gjuhën e shenjave.









