Sala: Për herë të parë në Shqipëri ngrihet Instituti i Tumoreve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala deklaroi ditën e sotme, se në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendimi për ngritjen e Institutit të parë të Tumoreve në Shqipëri, një strukturë e konceptuar sipas modeleve evropiane.

Sala: Heqim kufizimin moshor për check-up, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i geriatrisë për të moshuarit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale po ndërmerr politika të reja për zgjerimin e aksesit në shërbimet shëndetësore dhe sociale, me fokus mbështetjen e të moshuarve.

Transformimi i shërbimit onkologjik, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Instituti Kombëtar i Tumoreve në Milano (Istituto Nazionale dei Tumori – INT) nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në transformimin e shërbimit onkologjik shqiptar.

Ndihma e parë dhe siguria në det, Urgjenca Kombëtare ushtrim demonstrues në plazhin e Tales

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, dhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, morën pjesë në një provë ushtrimore të zhvilluar nga ekipet e Urgjencës Kombëtare në plazhin e Tales, në Lezhë.

Të rinjtë me aftësi të kufizuara në “Genuine Cup 2026”, Sala: Hap i rëndësishëm drejt gjithëpërfshirjes

Për herë të parë, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit e personave me aftësi të kufizuara do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, një aktivitet ndërkombëtar sportiv që do të zhvillohet në Houston, Texas, SHBA, nga 26 korriku deri më 2 gusht.

Sala: Tarifat vlejnë vetëm për turistët e huaj, të ardhurat do të përdoren nga qendrat shëndetësore verore

Shërbimi shëndetësor për pushuesit vijon pa ndërprerje në 36 Qendrat Shëndetësore Verore në të gjithë vendin. Për herë të parë këtë sezon turistik po zbatohet kuadri i unifikuar i tarifave për shërbime të caktuara shëndetësore vetëm për turistët e huaj, jo rezidentë në Shqipëri.

Urgjencës Kombëtare i shtohen 13 autoambulanca, Sala: Forcojmë reagimin në kohë për të shpëtuar jetë

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore është pajisur me 13 autoambulanca të reja, të kompletuara me aparaturat dhe sistemet jetëshpëtuese sipas standardeve më të avancuara evropiane.

Sala në Pogradec: Për herë të parë, tarifa të unifikuara për turistët e huaj në qendrat shëndetësore verore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë inspektimit në Qendrën Shëndetësore Verore të Pogradecit, bëri të ditur se këtë sezon turistik janë në funksion 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin, të cilat ofrojnë shërbim të pandërprerë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për qytetarët dhe turistët.

Sala: Nis konsultimi për krijimin e Institutit Onkologjik Kombëtar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, mori pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, ku prezantoi prioritetet strategjike të Ministrisë dhe reformat kryesore që po transformojnë sistemin shëndetësor shqiptar.

Sala bashkëbisedim me nxënësit mbi risitë e Agjendës Kombëtare të të Drejtave të Fëmijëve 2027-2030

Me nismën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, Këshilli Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve do të zhvillojë mbledhjet e tij periodike në shkolla të qyteteve të ndryshme të vendit, duke përfshirë drejtpërdrejt në diskutime nxënës të arsimit parauniversitar dhe gjimnazistë.