
Tag: Ervin Demo
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, dënoi sulmin ndaj Komisariatit nr. 3 në Tiranë, gjatë të cilit mbetën të lënduar disa punonjës policie, duke e cilësuar ngjarjen si një përshkallëzim të papranueshëm të dhunës gjatë protestave të gjashtë ditëve të fundit.
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se 156 qytetarë janë lënduar nga protestat e dhunshme në Tiranë, mes tyre 97 efektivë policie, 45 protestues dhe kalimtarë të rastit, si dhe katër të mitur.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, mori pjesë në Forumin Strategjik të Bashkëpunimit Ballkanik, ku theksoi rëndësinë e thellimit të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë, përmes bashkëpunimit ekonomik, rajonal, akademik dhe në fushën e sigurisë.
Forcimi i policimit në komunitet dhe rritja e besimit mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit ishin në fokus të takimit të ministrit të Brendshëm, Ervin Demo, me ambasadorin suedez në Shqipëri, Niklas Ström.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo prezantoi sot ekipin e ri drejtues që do të ndjekë nga afër zhvillimet dhe reformat në pushtetin vendor, Oltjon Muzakën, zëvendësministër me fushë përgjegjësie për çështjet e pushtetit vendor, dhe Anxhela Paparizon, drejtoreshë të re të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.
Gjatë vizitës në ambientet e IdentiTek, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo u njoh nga afër me procesin e prodhimit dhe ofrimit të dokumenteve të identitetit, duke theksuar se përmirësimi i shërbimit duhet të shoqërohet edhe me reduktimin e kostove për qytetarët, veçanërisht për kategoritë që kanë nevojë për mbështetje.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Policisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, priti Drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin e Komisionit Europian, Valentina Superti
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Italisë, Marco Alberti,
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo priti sot në takim ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa,









