
Tag: Elisa Spiropali
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali deklaroi sot se për shumë arsye procesi i zgjerimit në Ballkanin Perëndimor është gjithashtu në interesin strategjik BE-ShBA.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë sot në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, me praninë e Presidentit amerikan Donald Trump, udhëheqësve politikë, shoqërorë e fetarë.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme u prit në Kongresin amerikan nga kongresmeni Keith Self, kryetar i nënkomisionit për Evropën dhe iniciues i “Projektligjit për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës”.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim në Uashington me senatorin Steve Daines, kryetar i Nënkomisionit për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, mbështetës i Shqipërisë, si dhe një njohës shumë i mirë i çështjeve të sigurisë rajonale.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali vijoi vizitën e saj në Uashington me disa takime në Kongresin Amerikan, që patën në fokus thellimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në disa dimensione.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi një takim në Uashington me kongresmenin Ritchie Torres, bashkëkryetar i “Albanian Caucus” dhe mbështetës i komunitetit shqiptaro-amerikan, si dhe me kongresmenin William R. Keating, anëtar i lartë i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua në Uashington me kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, veteranin e ushtrisë amerikane Brian Mast.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vizitoi mëngjesin e sotëm Shtëpinë e Bardhë në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali vlerësoi sot se viti 2026 është vendimtar për objektivin strategjik të mbylljes të procesit teknik të negociatave brenda vitit 2027.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali priti ditën e sotme në një takim, ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Marco Alberti, me fokus koordinimin e përgatitjeve për mbajtjen në Tiranë të Forumit të Korridorit VIII.









