Gonxhja: Buxheti 2026 rritje me 20%, kultura merr financimin më të madh

Projektbuxheti për vitin 2026, për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, synon forcimin e turizmit të qëndrueshëm, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e kapaciteteve krijuese dhe sportive në vend.

Gonxhja: Diversifikim i produktit turistik për turizëm gjithëvjetor

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, buxhetin 2026 për institucionin që ai drejton.

Investimet në hekurudhë 6,4 miliardë lekë në 2026-ën, synohet integrimi në rrjetin europian

Qeveria synon të rikthejë hekurudhën shqiptare në hartën moderne të transportit kombëtar e rajonal, teksa projektbuxheti 2026 parashikon 6,4 miliardë lekë investime për këtë sektor.

Rritje me 3,6 miliardë lekë e investimeve në ujitje dhe mbrojtje nga përmbytjet

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për vitin 2026 parashikon një rritje të ndjeshme të investimeve në sektorin e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet.

Dhuka: Projektbuxheti 2026 garanton prioritetet kryesore në rrugën drejt BE-së

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka deklaroi sot se projektbuxheti 2026 mbështet aspiratën e shqiptarëve për integrimin në Bashkimin Europian dhe përmbushjen e kritereve për anëtarësim brenda kësaj dekade.

Muçaj: 35,3 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2026-ën, përfundimi i akseve prioritare dhe risi në transportin ndërqytetas

Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një mbështetje të konsiderueshme për sektorin e transportit rrugor, duke synuar vijimin e investimeve infrastrukturore, mirëmbajtjen e akseve ekzistuese dhe krijimin e një modeli të ri të transportit publik ndërqytetas.

Lamallari: Buxheti për Drejtësinë 14,96 miliardë lekë, prioritet sistemi i burgjeve dhe godina e re e Institutit për të Miturit

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, projektbuxhetin për vitin 2026, për Ministrinë e Drejtësisë.

Sala: Investimet në shëndetësi 4,2 miliardë lekë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala u shpreh sot se totali i investimeve për vitin 2026 është 4,2 miliardë lekë, i ndarë në financim i brendshëm 3,5 miliardë lekë dhe financim i huaj 0,7 miliard lekë.

Salla: 16,3 miliardë lekë për bujqësinë në 2026, prioritet zhvillimi rural dhe siguria ushqimore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla prezantoi sot në Komisionin e Kuvendit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural projektbuxhetin e vitit 2026 për ministrinë që drejton, duke e cilësuar atë si buxhetin më të lartë që ka pasur ndonjëherë bujqësia dhe zhvillimi rural.

Vengu: Buxheti i Mbrojtjes 58,9 miliardë lekë, financojmë reformën e statusit të ushtarakut

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se projektbuxheti 2026 për Mbrojtjen ka pesë prioritete kryesore, ndërsa theksoi se për herë të parë buxheti arrin në nivelin 2,12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.