Salla: 16,3 miliardë lekë për bujqësinë në 2026, prioritet zhvillimi rural dhe siguria ushqimore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla prezantoi sot në Komisionin e Kuvendit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural projektbuxhetin e vitit 2026 për ministrinë që drejton, duke e cilësuar atë si buxhetin më të lartë që ka pasur ndonjëherë bujqësia dhe zhvillimi rural.


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla prezantoi sot në Komisionin e Kuvendit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural projektbuxhetin e vitit 2026 për ministrinë që drejton, duke e cilësuar atë si buxhetin më të lartë që ka pasur ndonjëherë bujqësia dhe zhvillimi rural.

Sipas ministrit, buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 16,3 miliardë lekë, ose 11,3% më shumë (rreth 11 milionë euro shtesë) krahasuar me vitin 2025.

“Ky është buxheti më i madh në historinë e sektorit dhe gati tri herë më i lartë se në vitin 2012”, u shpreh Salla, teksa theksoi se rritje të ndjeshme do të kenë: Investimet e brendshme me 32%; Zhvillimi rural me 14,5%; Skemat kombëtare mbështetëse me 16%; Programi i sigurisë ushqimore, me një rritje rreth 80%.”

Sipas tij, projektbuxheti mbështetet në katër shtylla kryesore: Zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë dhe zonave rurale; Zhvillimi i qëndrueshëm i peshkimit dhe ekonomisë blu;
Siguria ushqimore; Kapacitetet, bashkëpunimi, inovacioni dhe digjitalizimi.

Ministri nënvizoi se do të vijojnë investimet në ujitje, kullim dhe mbrojtje nga përmbytjet, për të rritur sigurinë e fermerëve dhe ulur humbjet.

Salla bëri të ditur se, Programi i Zhvillimit Rural, me 7,7 miliardë lekë, do të përbëjë 47,5% të buxhetit total të ministrisë. Ky program mbështet zbatimin e prioriteteve 2025–2029 dhe përafrimin me Politikën e Përbashkët Bujqësore të BE-së (KAP) deri në vitin 2030.

Për Skemën Kombëtare të Mbështetjes, adresohet një financim prej 5,2 miliardë lekësh për pagesa direkte dhe grante për ferma, agroturizëm dhe përpunim ushqimor, shifër kjo 16% më shumë se buxheti i vitit 2025.

Ministri tha se, vetëm nga thirrja e fundit për investime, janë regjistruar mbi 800 aplikime, që do të vazhdojnë të zbatohen edhe gjatë vitit 2026, duke sjellë të paktën 2 miliardë lekë investime në modernizimin e sektorit, ose 27% më shumë se një vit më parë.

Gjithashtu theksoi Salla, një risi e projektbuxhetit është kompensimi 10% i TVSH-së për inputet bujqësore, i lidhur me shitjet me faturë për çdo fermer me NIPT.

“Në praktikë, 10% e vlerës së faturës i kthehet fermerit si kompensim mbi produktin e shitur”, shpjegoi Salla, duke theksuar se kjo masë do të ulë kostot e prodhimit, do të rrisë gjurmueshmërinë dhe sigurinë ushqimore.

Sipas tij, vetëm kjo masë do të mbështesë fermerët me rreth 1,5 miliardë lekë në vit.
“Ndërtojmë një qasje të re për fermerët mbi parimin: faturo dhe përfito”, u shpreh ministri Salla, duke theksuar se këto masa janë thelbësore për përgatitjen e sektorit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Burimi ATSH

Salla: Mbi 100 milionë euro mbështetje për bujqësinë, 52 milionë euro nga skema e re

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se qeveria ka hartuar një skemë të re mbështetëse për fermerët,…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Salla: Mbi 100 milionë euro mbështetje për bujqësinë, 52 milionë euro nga skema e re

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se qeveria ka hartuar një skemë të re mbështetëse për fermerët,…