Lamallari: Shqipëria, partner i besueshëm i Europës për sigurinë dhe menaxhimin e migracionit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari mori pjesë sot në forumin ndërkombëtar “Europa Wachau”, të zhvilluar në Krems të Austrisë, me ftesë të ministrit të Brendshëm austriak, Gerhard Karner, dhe komisionerit europian për Çështjet e Brendshme, Magnus Brunner.


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari mori pjesë sot në forumin ndërkombëtar “Europa Wachau”, të zhvilluar në Krems të Austrisë, me ftesë të ministrit të Brendshëm austriak, Gerhard Karner, dhe komisionerit europian për Çështjet e Brendshme, Magnus Brunner.

Në fokus të diskutimeve ishte nevoja për një qasje të re europiane në menaxhimin e flukseve migratore, përballë sfidave të sigurisë dhe lëvizjeve të paligjshme që po përballen vendet e Bashkimit Europian dhe rajoni.

Gjatë forumit, Lamallari riafirmoi rolin e Shqipërisë si një partner i besueshëm i sigurisë dhe solidaritetit në adresimin e sfidave të përbashkëta europiane.

Ai theksoi angazhimin e vendit tonë në bashkëpunimin me partnerët europianë për forcimin e kontrollit kufitar, luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe garantimin e sigurisë rajonale.

Shqipëria, tha Lamallari, vijon të japë një kontribut të çmuar në arkitekturën e sigurisë europiane, duke dëshmuar se mbetet një aleate serioze dhe e përgjegjshme në përballimin e krizave që prekin kontinentin.

Forumi “Europa Wachau” konsiderohet një nga platformat më të rëndësishme të dialogut politik dhe strategjik në Europë, ku marrin pjesë liderë politikë, përfaqësues institucionesh europiane dhe vendimmarrës nga vende të ndryshme të kontinentit.

/Burimi ATSH

Shqipëria shënon progres në Transparencën Buxhetore sipas OBS 2025

Shqipëria ka arritur 64 pikë nga 100 në Indeksin e Transparencës Buxhetore (OBS 2025), duke u renditur mbi pragun global…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria shënon progres në Transparencën Buxhetore sipas OBS 2025

Shqipëria ka arritur 64 pikë nga 100 në Indeksin e Transparencës Buxhetore (OBS 2025), duke u renditur mbi pragun global…