Mbi 27 mijë nxënës të klasave V testohen sot, Kumbaro: Më të vegjlit bëhen për herë të parë pjesë e sistemit të provimeve

Nxënësit e klasave të pesta në të gjithë vendin po zhvillojnë sot provimin për Vlerësimin e Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor, i njohur si VANAF.


Nxënësit e klasave të pesta në të gjithë vendin po zhvillojnë sot provimin për Vlerësimin e Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor, i njohur si VANAF.

Me një mesazh drejtuar nxënësve, mësuesve dhe prindërve para nisjes së provimit, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka uruar suksese mbi 27 mijë nxënësve që do të marrin pjesë në testim.

Testimi do të vlerësojë njohuritë e fituara gjatë ciklit fillor dhe do të përfshijë pyetje nga tri lëndët kryesore: Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Dituri Natyre.

“Ju jeni më të vegjlit që bëheni për herë të parë pjesë e sistemit të provimeve, provime që më pas do t’i keni gjatë gjithë jetës. Kam këtë mesazh sot për ju, për t’ju uruar suksese në këtë provim simbolik që nis ciklin e shumë provimeve me të cilat do të ecni në jetë. Por duhet të kuptojmë se është i vetmi sistem i drejtë që njohim deri tani për të matur dijet tuaja dhe për të marrë secili notën dhe meritën që i takon”, tha Kumbaro.

Kumbaro tha se “jeni mbi 27 mijë nxënës që testoni sot dijet tuaja në gjuhën shqipe, matematikë dhe dituri natyre. Pikët me të cilat do të vlerësoheni do të na tregojnë, juve, ne mësuesve, dhe do të na shërbejnë për të analizuar anët e forta, si edhe çfarë duhet të përmirësojmë në procesin e mësimdhënies. Po ashtu, do të na ndihmojnë të orientojmë më mirë gjithë punën tonë drejt cilësisë së arsimit parauniversitar, për ju, por jo vetëm, edhe për ata që do të vijnë në bankat e shkollës pas jush”.

Ministrja Kumbaro u uroi suksese nxënësve dhe mësuesve, të cilët tha ajo, “i keni pranë në çdo hap dhe që kanë punuar me ju për të dalë sa më mirë sot”.

“Dua të falënderoj edhe prindërit tuaj, të cilët ju ndjekin çdo ditë dhe përjetojnë emocionet e provimit tuaj të parë. Jam e bindur që do të dilni shumë mirë, sepse jeni më të mirët”, tha Kumbaro, në mesazhin e saj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Mbi 27 mijë nxënës të klasave V testohen sot, Kumbaro: Më të vegjlit bëhen për herë të parë pjesë e sistemit të provimeve

Nxënësit e klasave të pesta në të gjithë vendin po zhvillojnë sot provimin për Vlerësimin e Arritjeve të Nxënësve të…

Global 360

Bordi i Paqes: Hamasi pengesa kryesore për armëpushimin në Gaza

Hamasi është pengesa kryesore për kalimin në fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, thuhet në raportin e parë të…

Diplovista

Rama për “Postimees”: Në BE deri në 2030-ën, besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale

Kryeministri Edi Rama u shpreh në intervistën për të përditshmen estoneze Postimees se Evropa bëri një gabim duke ia lënë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mbi 27 mijë nxënës të klasave V testohen sot, Kumbaro: Më të vegjlit bëhen për herë të parë pjesë e sistemit të provimeve

Nxënësit e klasave të pesta në të gjithë vendin po zhvillojnë sot provimin për Vlerësimin e Arritjeve të Nxënësve të…