Ismaili: Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor kalon në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili prezantoi sot në Kuvend projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”.


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili prezantoi sot në Kuvend projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”.

Ismaili nënvizoi se projektligji ka karakter institucional dhe organizativ dhe synon kalimin e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) nga varësia e drejtpërdrejtë e kryeministrit, në varësi të ministrit përgjegjës për Mbrojtjen.

Ky ndryshim, sipas saj, “nuk prek misionin, kompetencat teknike apo shërbimet e ASIG, por synon të krijojë një lidhje më të qartë ndërmjet natyrës strategjike të informacionit gjeohapësinor dhe strukturës institucionale përgjegjëse për mbikëqyrjen e tij”.

“Nevoja për këtë projektligj buron nga domosdoshmëria për të rishikuar varësinë institucionale të ASIG në vijim edhe të gjetjeve të raportit të SIGMA-s për forcimin e qendrës së qeverisjes në Shqipëri”, shtoi ministrja.

Sipas Ismailit, ky projektligj synon të japë një zgjidhje të qartë dhe proporcionale për problematikën e evidentuar të centralizimit institucional.

“Në radhë të parë ai qartëson linjën e raportimit dhe mbikëqyrjes të ASIG-ut. Gjithashtu forcon koordinimin ndërinstitucional në fushën e informacionit gjeohapësinor duke e vendosur institucionin pranë ministrisë që lidhet më drejtpërdrejtë me mbrojtjen me sigurinë, me emergjencat civile dhe me menaxhimin e riskut”, theksoi ministrja Ismaili.

Ky pozicionim institucional, sipas ministres, “justifikohet nga vetë natyra strategjike e informacionit gjeohapësinor”.

“Të dhënat topografike, hartografike, koordinatat, informacioni mbi territorin, mbi kufijtë, mbi infrastrukturën kritike dhe objektet me rëndësi strategjike janë elementë që përdoren drejtpërdrejtë në planifikimin operacional, në vlerësimin e riskut, në gatishmërinë institucionale, në mbrojtjen civile dhe reagimin ndaj krizave”, shtoi Ismaili.

Ismaili theksoi po ashtu se vendosja e ASIG pranë Ministrisë së Mbrojtjes krijon një lidhje më të drejtpërdrejtë ndërmjet administrimit të të dhënave gjeohapësinore dhe funksioneve të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare.

Ky pozicionim, sipas saj, ndihmon në forcimin e ndërveprimit me strukturat e NATO-s, në garantimin e standardeve të sigurisë së informacionit dhe në përmirësimin e shkëmbimit të të dhënave strategjike ndërmjet institucioneve përgjegjëse.

“Gjithashtu, duke qenë se Ministria e Mbrojtjes ka një rol kyç në koordinimin e strukturave të Emergjencave Civile, të mbrojtjes së territorit dhe menaxhimit të krizave, integrimi i ASIG mundëson koordinim më të shpejtë dhe më efektiv institucional. Në situata krize të dhënat gjeohapësinore janë thelbësore për identifikimin e zonave me risk, hartëzimin e fatkeqësive natyrore, koordinimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit, planifikimin e evakuimeve etj., duke forcuar përdorimin operacional të informacionit në kohë reale”, u shpreh Ismaili.

Ministrja theksoi se projektligji nuk parashikon kosto shtesë për buxhetin e shtetit, por konsiderohet një ndërhyrje e nevojshme, e kufizuar dhe proporcionale që synon përmirësimin e organizimit institucional, uljen e centralizimit dhe forcimin e llogaridhënies në administratën publike qendrore.

Burimi ATSH

Deklarata e Samitit të NATO-s

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s miratuan sot Deklaratën e Samitit të Ankarasë, duke riafirmuar angazhimin e palëkundur ndaj mbrojtjes…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Deklarata e Samitit të NATO-s

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s miratuan sot Deklaratën e Samitit të Ankarasë, duke riafirmuar angazhimin e palëkundur ndaj mbrojtjes…