Hoxha pritet nga homologu Budry: Lituania mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, po zhvillon një vizitë zyrtare në Vilnius të Lituanisë.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, po zhvillon një vizitë zyrtare në Vilnius të Lituanisë.

Paraditen e sotme, Hoxha u prit nga homologu i tij lituanez, Ministri Kęstutis Budry, në një takim që konfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Lituanisë, të bazuara në vlerat e përbashkëta evropiane dhe angazhimin e përbashkët për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës si dy vende anëtare të NATO-s.

Ministri Hoxha shprehu mirënjohjen ndaj Lituanisë për mbështetjen ndaj procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.

Sipas tij, Presidenca lituaneze e Këshillit të Bashkimit Evropian, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2027, do të jetë një mundësi e rëndësishme për ta mbajtur zgjerimin në krye të axhendës evropiane.

Ministri lituanez Kęstutis Budry, deklaroi se Shqipëria është sot një shembull i faktit se si funksionon një proces zgjerimi i BE i bazuar te merita dhe rezultatet konkrete të vendeve kandidate, duke vlerësuar kështu rrugëtimin e deritanishëm të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ministri Hoxha shprehu gjithashtu vlerësimin për qëndrueshmërinë dhe lidershipin e Lituanisë përballë sfidave të përditshme të sigurisë që burojnë nga agresioni rus në Ukrainë.

“Qëndrimi i përbashkët me partnerët tanë mbetet thelbësor për mbrojtjen e paqes, lirisë dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, tha ai.

Ministri nënvizoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

Ministrat u ndalën edhe në thellimin e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, përfshirë mundësinë që Shqipëria të përfitojë nga përvoja e vyer e Lituanisë në organizimin e suksesshëm të Samitit të NATO-s në Vilnius në vitin 2023, ndërsa vijojmë përgatitjet për organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027.

Në një postim në X pas takimit, Hoxha deklaroi se, “në takim diskutuam edhe mënyrat për të thelluar bashkëpunimin tonë dypalësh në fusha kyçe, veçanërisht lidhjet tona ekonomike dhe tregtare, në teknologjinë e informacionit dhe turizmin”.

Të dy homologët nënshkruan Marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit tatimor që përbën një hap konkret drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik.

Vizita e Hoxhës në Lituani do të vijojë me takimet me drejtuesit e Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, dhe Qendrën e Studimeve për Siguri dhe Gjeopolitikë.

Burimi ATSH

Hoxha pritet nga homologu Budry: Lituania mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, po zhvillon një vizitë zyrtare në Vilnius të Lituanisë.

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

”Corriere della Sera”: Sfida e kryeministrit Rama për ta çuar verën shqiptare në çdo cep të botës

Kampion basketbolli, skulptor, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe tani edhe një entuziast i verës. Edi Rama, kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha pritet nga homologu Budry: Lituania mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, po zhvillon një vizitë zyrtare në Vilnius të Lituanisë.