Platforma digjitale “Eduten” për mësimin e matematikës, projekt në 30 shkolla

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro informoi sot se në 30 shkolla me rreth 2000 nxënës dhe 60 mësues të trajnuar ka nisur projekti “Eduten” për mësimin e lëndës së matematikës.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro informoi sot se në 30 shkolla me rreth 2000 nxënës dhe 60 mësues të trajnuar ka nisur projekti “Eduten” për mësimin e lëndës së matematikës.

Kumbaro gjatë një takimi me mësues dhe nxënës të shkollës “Kosova” në kryeqytet, u shpreh se ky projekt ka dhënë rezultate konkrete pozitive të arritjeve te nxënësit që janë pjesë e “Eduten”, platforma digjitale për mësimin e matematikës.

“Teksa ky projekt i nisur në 30 shkolla me rreth 2000 nxënës dhe 60 mësues matematike të trajnuar po jep frytet e para, bashkë me UNICEF Albania po diskutojmë mundësi të zgjerimit të “Eduten” në të ardhmen”, tha Kumbaro.

Programi “Eduten” është një nismë novatore që vendos në qendër fëmijët, mësuesit dhe të mësuarit nëpërmjet lojës të lëndës së matematikës.

“Eduten” kombinon metoda efektive të mësimdhënies me teknologjinë moderne, për ta bërë të nxënit e matematikës argëtues, gjithëpërfshirës dhe efikas.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria ka kaluar nga më pak se 10 miliardë euro prodhim, në 27 miliardë euro

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se transformimi i Shqipërisë pasqyrohet edhe në treguesit ekonomikë të…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

”Corriere della Sera”: Sfida e kryeministrit Rama për ta çuar verën shqiptare në çdo cep të botës

Kampion basketbolli, skulptor, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe tani edhe një entuziast i verës. Edi Rama, kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia