
Category: Ministrite
Spektakli për Nënë Terezën u vlerësua si një ngjarje që promovon vlerat humanitare dhe trashëgiminë e përbashkët kulturore.
Nga Tirana u fluturua drejt 137 destinacioneve.
Tuneli i Murrizit, një pikë kyçe infrastrukturore për qarkun e Dibrës, ka regjistruar një shifër rekord në numrin e automjeteve që kaluan gjatë një dite.
Ministria e Arsimit dhe Sportit, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, prezantoi sot në një takim me mësues Kodin e ri të Etikës për Mësuesit.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ftoi sot të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë që të japin kontribut në draftin e Kodit të ri Penal.
Në qytetin e Korçës u përurua sot Qendra Rinore, ku të rinjtë mund të zhvillojnë talentet e tyre.
“Shqipëria është një ballkon i hapur mbi Mesdhe, një copëz toke e bekuar që bota po e zbulon me kureshtje, me entuziazëm dhe me dashuri”, kështu u shpreh sot ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në aktivitetin “Shqipëria turistike 2030”.
Sot në Tiranë u zhvillua aktiviteti “Shqipëria Turistike 2030”, një platformë kombëtare për diskutimin dhe vendosjen e piketave të reja në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit shqiptar, me synimin për ta kthyer vendin në kampion rajonal të turizmit deri në vitin 2030.
Zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku foli sot për një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturorë që po zhvillohen në vendin tonë.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi sot se “në periudhën janar– gusht 2025 Shqipëria ka mirëpritur gati 9 milionë vizitorë të huaj, rreth 500 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024”.








