Malaj: Paketa Fiskale 2026 nuk sjell rritje taksash, rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me 5% gjatë gjithë vitit

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se paralelisht me hartimin e projektbuxhetit 2026, është përgatitur edhe Paketa Fiskale, e cila përfshin disa ndryshime ligjore, por pa rritje apo vendosje të taksave të reja.


Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se paralelisht me hartimin e projektbuxhetit 2026, është përgatitur edhe Paketa Fiskale, e cila përfshin disa ndryshime ligjore, por pa rritje apo vendosje të taksave të reja.

“Nuk do të kemi rritje taksash dhe nuk do të kemi taksa të reja”, theksoi Malaj, duke shtuar se ndryshimet synojnë jo vetëm rritjen e të ardhurave për buxhetin e shtetit, por edhe mbështetjen e biznesit, fermerëve dhe qytetarëve.

Ministri veçoi disa nga politikat më kryesore që parashikon Paketa Fiskale 2026.

“Skema e fermerëve, përmes kompensimit të TVSH-së në normën 10%, e cila do t’u lërë fermerëve në duar rreth 1,5 miliardë lekë në vit; Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, me një normë prej 5%, që do të zbatohet gjatë gjithë vitit 2026; Zbatimi i “Paqes fiskale”, një reformë që synon ndërtimin e një marrëdhënieje të re besimi mes biznesit dhe shtetit”, janë disa nga politikat ekonomike që renditi Malaj.

Sipas Malajt, këto masa synojnë të forcojnë stabilitetin ekonomik dhe të krijojnë kushte më të favorshme për zhvillimin e sektorit privat dhe bujqësisë në vend.

Burimi ATSH

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…