Rama propozon ndryshime në kabinetin qeveritar

Pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka propozuar 7 ndryshime në kabinetin qeveritar.

MSHMS raporton pranë Komisionit Europian mbi progresin në përmbushjen e masave sociale

Në kuadër të procesit të integrimit europian, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, si bashkënegociatore e Kapitullit 19 për Politikat Sociale dhe Punësimin, raportoi pranë Komisioni Europian mbi progresin në përmbushjen e masave sociale.

Lamallari: Rishikojmë gjithë kuadrin ligjor penal në bashkëpunim me ndërkombëtarët

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila u zhvillua sot në Pallatin e Brigadave, u ndal te rishikimi i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.

Paketa e Maleve, Demo: 25 bashki kanë përcaktuar zonat prioritare, mbi 300 aplikime

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të zhvilluar sot në Pallatin e Brigadave, prezantoi raportin për fuqizimin e pushtetit vendor.

Kumbaro: 317 laboratorë inteligjentë në shkolla, rishikohen kurrikulat

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në fjalën e mbajtur sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste u ndal tek investimet në arsim dhe rishikimet e teksteve shkollore.

Sala: 12 spitale me autonomi menaxheriale, rritet buxheti i barnave me 15 milionë euro

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala deklaroi sot se pagat në sistemin shëndetësor për vitin 2026 janë indeksuar me 2,5%.

Ibrahimaj: Financim deri në 9 milionë lekë për startup-et, në 2026-ën

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dha sot detaje të skemës së financimit për startup-et në kuadër të Grant 2026, një iniciativë që synon të mbështesë zhvillimin e ideve të reja dhe rritjen e bizneseve inovative në vend.

Vengu: Akademia e Forcave të Armatosura, alternativë për karrierë dhe mision për të rinjtë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu theksoi sot se Akademia e Forcave të Armatosura përfaqëson një alternativë konkrete për të rinjtë që kërkojnë një karrierë të qëndrueshme, me mision dhe perspektivë zhvillimi personal.

Spiropali në Prishtinë, takohet me përfaqësues të opozitës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali gjatë vizitës në Kosovë u takua sot edhe me përfaqësues të opozitës.

Demo: Mbështetja e Zvicrës thelbësore për forcimin e pushtetit vendor dhe reformat

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo vlerësoi mbështetjen e Zvicrës në kuadër të fazës së re të bashkëpunimit përmes Swiss Cooperation Programme 2026–2028, duke e cilësuar atë thelbësore për avancimin e reformave dhe ndërtimin e bashkive më të përgatitura për sfidat e integrimit europian.