
Category: Ministrite
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi sot në seancën plenare të Kuvendit, ku po shqyrtohet miratimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”, se ky është një moment me peshë të veçantë për mënyrën se si Shqipëria po shihet dhe po dëgjohet në arenën ndërkombëtare.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, njoftoi se ka nisur një tur dëgjesash me fermerët në të gjithë vendin, me qëllim përshtatjen sa më të mirë të skemës kombëtare të mbështetjes së fermerëve e nevojat që ata kanë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja nga Madridi, ku gjendet për panairin e turizmit “Fitur”, premtoi që sezoni turistik 2026 do të jetë më i miri që kemi pasur ndonjëherë.
Në punimet e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, u shqyrtua sot projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, diskutoi sot projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin për Pronësinë Intelektuale, Burimet Gjenetike dhe Njohuritë Tradicionale të Lidhura me To, bërë në Gjenevë, më 24 maj 2024”.
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni prezantoi sot në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale projektligjin “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë”.
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve në Kuvend një paketë të gjerë ndryshimesh në Kodin Penal.
Korpusi i ri i laboratorëve të Institutit të Shëndetit Publik, një investim i Qeverisë shqiptare pritet të trefishojë kapacitetet laboratorike të këtij institucioni, me biosiguri sipas standardeve të BE-së.
Sistemi dedikuar menaxhimit të digjitalizuar të proceseve në arsimin parauniversitar (SMIP) në vitin e gjashtë të funksionimit numëron mbi 1.3 milionë përdorues.
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka deklaroi sot se Shqipëria ka ende shumë për të bërë në fushën e sigurisë ushqimore ose cilësisë së ushqimit.









