
Category: Ministrite
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, zhvilloi sot një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij hungarez, Kristóf Szalay-Bobrovniczky, pas takimit dypalësh në Budapest, ku u riafirmua partneriteti i ngushtë mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe integrimit evropian.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të homologut Kristóf Szalay-Bobrovniczky, me të cilin zhvilloi edhe një takim.
Ministria e Financave dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) publikuan në Fletoren Zyrtare udhëzimin e përbashkët, që përcakton mënyrën e llogaritjes së bazës tatimore për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme të individëve.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zhvilloi një takim në zyrat qendrore të Pro Patria Electronics, kompani e njohur për ekspertizën e saj në fushën e radarëve dhe sistemeve për mbrojtjen e infrastrukturave kritike.
Në ministrinë e Mjedisit u zhvillua takimi i pestë i Komitetit Drejtues të programit “Resilience and Green Development”.
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit e Zyrave Vendore Arsimore për organizimin e testimit ndërkombëtar PIRLS 2026, ku Shqipëria do të përfaqësohet me 180 shkolla gjatë muajit mars.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ndodhet sot në Poloni, së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në kuadrin e një vizite zyrtare.
Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe ministri i Financave, Petrit Malaj, u prit nga ministri i Financave të Polonisë, Andrzej Domanski, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të qeverisë polake.
Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut prezanton aplikacionin “UnëDhuroj” dedikuar dhuruesve të gjakut, një platformë informuese që ofron të dhëna të plota mbi pikat e dhurimit, grupet e gjakut dhe analizat e nevojshme, duke mbështetur rritjen e dhurimit vullnetar në vend.
Në Ditën e Shqipërisë në Zyrën Europiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, prezantoi vizionin e qeverisë shqiptare për zhvillimin e një sistemi shëndetësor modern, të qëndrueshëm dhe plotësisht të harmonizuar me standardet evropiane.









