
Category: Ministrite
Një delegacion ushtarak italian, i kryesuar nga gjeneralmajor Luigi Casali, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, në kuadër të bashkëpunimit për realizimin e projektit të portit ushtarak në Porto Romano.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë zhvilloi një tryezë konsultimi me komunitetin e biznesit dhe institucionet publike për projektligjin që synon zbatimin në Shqipëri të Aktit për Tregjet Digjitale dhe Rregullores P2B të Bashkimit Evropian.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha mori pjesë në drekën e thirrur nga zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, me liderë dhe ministra të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Sallaku, nënshkruan sot marrëveshjen e re të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me fokus afrimin e studentëve me tregun e punës dhe përfshirjen më të gjerë të ekspertizës akademike në zhvillimin e sektorit bujqësor.
Forcimi i shërbimeve sociale dhe koordinimi i punës mes strukturave qendrore dhe rajonale ishin në fokus të një takimi të ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu me drejtuesit rajonalë të shërbimeve sociale.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha mori pjesë në takimin informues të Bordit të Paqes, së bashku me Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës dhe Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, të mbajtur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Kartës së Adriatikut, të organizuar nën kryesimin e Kroacisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo zhvilloi një takim kortezie me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Nju-Jork (SHBA), me Dame Karen Pierce, të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ishte personalisht ne Koshtan të Memaliajt për të parë nga afër punimet për restaurimin dhe konservimin e Teqesë së Koshtanit.









