Spahiu: Të rinjtë që dalin nga përkujdesja sociale, mbështetje për një jetë të pavarur

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, vizitoi sot “Shtëpinë Familje për të Rinj 16–18 vjeç” në Shkodër

Kultura dhe sporti si ura bashkëpunimi për të rinjtë e Ballkanit

Në Podgoricë të Malit të Zi u zhvillua Takimi Ministror i të Rinjve të Ballkanit Perëndimor ku Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, u përfaqësua nga zëvendësministrja Lira Pipa.

Programi i Vetëpunësimit, 233 fitues këtë vit, grante deri në 1 milion lekë

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, përmes një video-mesazhi, ku theksoi se përfituesit do të mbështeten për të kthyer idetë e tyre të biznesit në sipërmarrje konkrete.

Muzaka: Ndarja e re territoriale ruan identitetin e komuniteteve dhe aksesin në shërbime

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Brendshme, Oltjon Muzaka paraqiti sot para komisionit të Ligjeve qëndrimin e Këshillit të Ministrave në raport me projektligjin për ndarjen e re territoriale.

Kumbaro me drejtuesit e shkollave në Elbasan: Ndalohet kategorikisht telefoni në klasë

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka vijuar takimet me drejtuesit e shkollave për zbatimin e udhëzimit për vitin shkollor 2026-2027 dhe rregulloreve të shkollave, me qëllim rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Hoxha: Evropa nuk është destinacion, por shtëpi, nuk kemi plan tjetër

Integrimi evropian i Shqipërisë nuk është çështje e një grupi personash apo institucionesh, por një proces ku duhet të kontribuojë çdo qytetar, parti politike dhe zyrtar në nivel vendor apo qendror, deklaroi sot ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Koçiu pret zëvendësministrin Parlamentar të Mbrojtjes së Japonisë: Forcim i marrëdhënieve dypalëshe

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu priti në një takim zëvendësministrin Parlamentar të Mbrojtjes së Japonisë, Yohei Wakabayashi, gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Spahiu në Mallakastër: Riorganizimi i strukturave shëndetësore, në funksion të nevojave të komunitetit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu, u njoh nga afër me investimet, funksionimin e shërbimeve dhe punën e stafit në strukturat shëndetësore të Mallakastrës, në kuadër të procesit të ristrukturimit dhe riorganizimit të tyre.

Operacioni “Shkolla të Pastra”, Demo: Siguria e nxënësve, prioritet i Policisë së Shtetit

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e cilësoi të suksesshëm operacionin “Shkolla të Pastra, të realizuar falë bashkëpunimit me Prokurorinë, hetimit profesional dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit.

Ministri Gogu: Instituti për të miturit, gati deri në mars 2027

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori sot një angazhim para Kongresit të 15-të të OKB-së për Parandalimin e Krimit dhe Drejtësinë Penale në Abu Dhabi.