
Category: Ministrite
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot në një intervistë televizive se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të shkëlqyera dhe partneriteti strategjik mes dy vendeve mbetet i konsoliduar.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në fjalën e saj drejtuar Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, i mbledhur sot në Vjenë, në katërvjetorin e agresionit të paligjshëm rus mbi Ukrainën, deklaroi se qëndresa e Ukrainës ka qenë një shembull guximi dhe uniteti për Europën.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në lansimin e Programit të Bashkëpunimit Zviceran 2026–2028, një moment i rëndësishëm që forcon partneritetin mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë një vizite zyrtare në Hungari zhvilloi një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Shqipëria dhe Kosova që jetojnë dhe punojnë në atë vend.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali do të zhvillojë ditën e nesërme, të mërkurën një vizitë zyrtare në Kosovë ku do të pritet nga krerët më të lartë të shtetit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale (MSHMS) zhvilloi takime konsultative me organizatat e shoqërisë civile për hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrje të Romëve dhe Egjiptianëve 2026–2030 dhe Planit Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara 2026–2030.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se gjatë vizitës zyrtare në Budapest, Hungari, u firmosën dy marrëveshje bashkëpunimi.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, nënshkroi marrëveshjen për sigurimet shoqërore më Poloninë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve.
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, mori pjesë në prezantimin e fushatës “S’ka Shkurt”, një nismë e mbështetur nga OSBE, që synon ndërgjegjësimin e të rinjve për rreziqet e përfshirjes në paligjshmëri dhe krim.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, reagoi sot në lidhje me katërvjetorin e nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës.









