Hoxha në Prishtinë: Dialogu Kosovë-Serbi, rruga e vetme drejt normalizimit të marrëdhënieve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një vizitë në Kosovë, Prishtinë, ku u takua me kryetarin e ri të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini.

Ngjarja në Zvërnec, MEPJ: Mbrojtja e të drejtave të njeriut, vlerë themelore e demokracisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shprehu sot keqardhjen për situatën e krijuar dje në Zvërnec (Vlorë), ku ndodhi një përplasje fizike ndërmjet një grupi protestuesish dhe punonjësve të një shoqërie private sigurie të kontraktuar nga kompania që po kryen punime në zonë.

Hoxha pas takimit me Kurtin: Bashkë për projektet me rëndësi strategjike dhe kombëtare

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme u prit sot në takim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me të cilin bisedoi për ndërmarrjen e hapave konkretë dhe praktikë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Hoxha takim me Haxhiun: Marrëdhëniet Shqipëri – Kosovë më të konsoliduara se kurrë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në vizitën e tij të parë zyrtare sot në Kosovë, u prit në një takim nga kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesen e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Hoxha: Shqipëria nuk do të tolerojë cenim të sigurisë së Kosovës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Kosovë në këtë detyrë, deklaroi se marrëdhëniet mes dy vendeve përbëjnë një partneritet strategjik të bazuar në histori të përbashkët, interes kombëtar dhe vizion euroatlantik.

Ministri Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka mbërritur në Prishtinë ku do të zhvillojë gjatë ditës së sotme disa takime me krerët më të lartë të shtetit.

Hoxha: Arbëreshët, urë e gjallë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në edicionin e 31-të të Manifestimit Kulturor Folklorik për Vlerësimin e Pakicave Gjuhësore, të organizuar nga Shoqata Kulturore Progetto Caraffa në Vena di Maida.

Hoxha pritet nga Tajani: Italia, mbështetëse e fortë e integrimit evropian të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një vizitë zyrtare në Romë, ku u prit në Palazzo della Farnesina nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Shqipëria dënon sulmin rus me dron në Rumani

Shqipëria dënoi sot sulmin rus me dron në Galați (Rumani), i cili goditi një ndërtesë banimi dhe plagosi civilë, përfshirë një të mitur.

Paralajmërimi i Rusisë për sulme, Hoxha: Shqipëria nuk do të tërhiqet nga Kievi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha e konsideroi sot krejtësisht të papranueshëm njoftimin e Rusisë që i bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara.