Shqipëria përgëzon Listën Studentore dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës për rezultatin e zgjedhjeve në Serbi

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka përgëzuar Listën Studentore “për fitoren bindëse në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe qytetarët për pjesëmarrjen e gjerë në procesin demokratik”.


Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka përgëzuar Listën Studentore “për fitoren bindëse në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe qytetarët për pjesëmarrjen e gjerë në procesin demokratik”.

Sipas MEPJ, “zhvillimet në Serbi dëshmojnë rëndësinë e angazhimit qytetar dhe të votës së lirë si shprehje e vullnetit demokratik. Energjia qytetare që gjen përfaqësim përmes institucioneve është një mundësi për ndryshim, por edhe një përgjegjësi për ata që marrin besimin e qytetarëve”.

Gjithashtu MEPJ përgëzoi Koalicionin Shqiptar dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës për rezultatin në zgjedhjet parlamentare.

“Një përgëzim i veçantë shkon për Koalicionin Shqiptar dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët kanë shënuar një rezultat të rëndësishëm në këto zgjedhje”, njoftoi MEPJ.

MEPJ theksoi se sipas projeksioneve paraprake, dy mandate parlamentare janë në perspektivë, ndërsa gara për një mandat të tretë mbetet e hapur.

“Ky përfaqësim duhet të shërbejë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve, garantimin e trajtimit të barabartë dhe adresimin e shqetësimeve të tyre legjitime”, njoftoi më tej MEPJ.

Në këtë kapitull të ri politik për Serbinë, MEPJ nënvizoi se normalizimi i marrëdhënieve me Republikën e Kosovës mbetet një përgjegjësi thelbësore.

“Shqipëria pret një angazhim konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura, si dhe hapa konkretë drejt marrëdhënieve të qëndrueshme fqinjësore. Ndryshimi politik duhet të krijojë mundësi të reja edhe për paqen dhe bashkëpunimin në rajon”, theksoi MEPJ.

Gjithashtu sipas MEPJ-së, Shqipëria mbetet e gatshme të bashkëpunojë me institucionet që do të dalin nga ky proces zgjedhor, mbi bazën e respektit të ndërsjellë, interesave të përbashkëta dhe angazhimit për një Ballkan Perëndimor më të qëndrueshëm, më të sigurt dhe të orientuar drejt së ardhmes europiane.

Koalicioni Shqiptar i Luginës së Preshevës fitoi dy mandate në Kuvendin e Serbisë sipas projeksionit të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID) dhe Ipsos, me 56 për qind të materialit zgjedhor të përpunuar.

Burimi ATSH

Shqipëria përgëzon Listën Studentore dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës për rezultatin e zgjedhjeve në Serbi

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka përgëzuar Listën Studentore “për fitoren bindëse në zgjedhjet parlamentare në…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria përgëzon Listën Studentore dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës për rezultatin e zgjedhjeve në Serbi

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka përgëzuar Listën Studentore “për fitoren bindëse në zgjedhjet parlamentare në…