Hoxha në Kartën e Adriatikut: Anëtarësimi i Kosovës, forcim i sigurisë rajonale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Kartës së Adriatikut, të organizuar nën kryesimin e Kroacisë.

Hoxha takim me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar: Mbështetje për Ballkan Perëndimor më të sigurt dhe evropian

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Nju-Jork (SHBA), me Dame Karen Pierce, të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Hoxha takon Lawton: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua me zëvendësndihmës sekretarin për Evropën Perëndimore, Qendrore dhe Jugore, Daniel Lawton.

Uran Ferizi kandidat për ambasador pranë Misionit të OSBE-së: Integrimi në BE, synim strategjik i Shqipërisë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Uran Ferizin, kandidat për Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë.

Shqipëria nënshkruan Marrëveshjet Artemis në selinë e NASA-s

Ceremonia u zhvillua në selinë qendrore të NASA-s në Uashington, në prani të zëvendësadministratorit të NASA-s, Matt Anderson, dhe zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Hapësirën dhe Mjedisin, Connor Tomlinson.

Së shpejti hapet Konsullata e Përgjithshme në Detroit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin dhe bashkëbisedimin e kryeministrit Edi Rama me komunitetin shqiptar në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hoxha pret përfaqësuesin e ri të OBSH-së në Shqipëri: Thellojmë partneritetin për reformat shëndetësore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë, përfaqësuesin e ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, dr. Fabio Scano.

Hoxha: Shqipëria gati të bashkojë forcat me Evropën kundër dezinformimit dhe kërcënimeve hibride

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka reaguar pas rezolutës së miratuar sot nga Parlamenti Evropian

Hoxha: 11 Shtatori nuk harrohet, Shqipëria dhe SHBA qëndrojnë së bashku në mbrojtje të lirisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nderuar viktimat dhe duke rikonfirmuar solidaritetin e Shqipërisë me popullin amerikan.

Fluturime direkte Luksemburg-Tiranë, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha njoftoi sot vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes kompanisë “Luxair”.