Ndryshime ligjore, më shumë mbrojtje dhe zgjedhje për pensionet private

Projektligji i ri i hartuar nga Ministria e Financave dhe hedhur per konsultim publik, synon përafrimin e mëtejshëm të kuadrit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian dhe forcimin e rregullave për administrimin dhe mbikëqyrjen e fondeve të pensionit privat.

Financimi afatgjatë, në konsultim projektligji për obligacionet e mbuluara

Ministria e Financave ka nisur konsultimin publik për një projektligj të ri që synon të krijojë tregun e obligacioneve të mbuluara, që janë hua afatgjata që bankat marrin nga investitorët.

Malaj: Analiza e marzheve do të orientojë politikat fiskale për lehtësimin e konsumatorëve

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se analiza e marzheve në të gjithë zinxhirin e formimit të çmimeve do të ndihmojë në orientimin e politikave fiskale me synim lehtësimin e barrës për konsumatorët.

Tre projektligje për pagesat dhe bankat në funksion të integrimit, Yzeiri: Harmonizim i legjislacionit

Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiri, prezantoi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, tre projektligje të rëndësishme për Kapitullin 4 “Lëvizja e Lirë e Kapitalit”, që synojnë përafrimin e kuadrit shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Malaj: 841 milionë lekë më shumë mbështetje për qytetarët falë rritjes ekonomike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se rritja ekonomike po shoqërohet me rritje të mbështetjes financiare për qytetarët, duke iu referuar shifrave të buxhetit të shtetit për 7-mujorin e parë të vitit.

Malaj publikon pagat që kërkojnë magjistratët: Efekti në buxhet 40 milionë euro shtesë çdo vit

Ministri i Financave, Petrit Malaj reagoi sot lidhur me kallëzimin penal të depozituar ndaj tij, sekretarit të përgjithshëm dhe drejtorëve të Thesarit në të gjithë vendin, për qëndrimin e mbajtur lidhur me zbatimin e vendimeve për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Rreth 118.2 milionë euro për rehabilitimin e kanalizimeve në Durrës, firmoset marrëveshja me AFD

Marrëveshja u firmos nga ministri i Financave, Petrit Malaj, ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, dhe drejtori i Përgjithshëm i AFD Group, Christophe Lecourtier.

Malaj: Pagat e magjistratëve s’janë bllokuar nga ne, sillni listëpagesat sipas metodologjisë në fuqi

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar për çështjen e pagave të magjistratëve dhe personelit të sistemit të drejtësisë, duke mohuar që pagesat të jenë bllokuar nga Ministria e Financave.

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji dhe inovacion

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala njoftoi sot dorëheqjen nga ky post për shkak të angazhimeve ndërkombëtare në fushën e saj të ekspertizës: onkolologji – inteligjencë artificiale – inovacion.

FMN nis vlerësimin e investimeve publike në Shqipëri, në fokus eficienca dhe transparenca

Shqipëria nis muajin shtator me misionin PIMA të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili do të vlerësojë menaxhimin e investimeve publike dhe proceset që lidhen me përdorimin e fondeve publike.