Buxheti për Shëndetësinë 87,2 miliardë lekë, financim për rehabilitimin e mbi 20 spitaleve
Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë prezantimit të buxhetit 2027 deklaroi se shpenzimet për sektorin e shëndetësisë parashikohen në 87,2 miliardë lekë, me një rritje prej 6 miliardë lekësh krahasuar me financimin aktual.

Malaj, bëri të ditur se fondet do të mbështesin zgjerimin e shërbimeve shëndetësore, rritjen e aksesit të pacientëve në trajtim dhe investimet në infrastrukturën spitalore.
“Trajtimi me recetë rimbursimi mesatarisht 400 mijë pacientëve në vit; vizita të detyrueshme për 28 mijë fëmijë të moshës 0-1 vjeç; rimbursimi i fishave të diabetit për 67 mijë përfitues”, tha ai.
Një tjetër drejtim i financimit, sipas Malajt do të jetë ndërtimi dhe rehabilitimi i më shumë se 20 spitaleve në vend, ku përfshihen spitalet rajonale në Korçë, Pogradec, Lushnjë, Mat, Dibër dhe Gjirokastër.
“Këto fonde synojnë të përmirësojnë ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe të mbështesin qytetarët përmes furnizimit me barna, pajisjeve mjekësore dhe investimeve në infrastrukturën spitalore”, tha Malaj.
Burimi ATSH