
Category: Ministria e Financave
Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj, priti sot një delegacion me përfaqësues të disa institucioneve ndërkombëtare bankare dhe të investimit, mes tyre edhe Bank of America, Wellington Management, Franklin Templeton, Janus Henderson Investors dhe Degroof Petercam.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, kujtoi sot mbështetjen buxhetore për fuqizimin e grave dhe vajzave, me rastin e International Women’s Day.
Ministria e Financave zhvilloi sot ankandin e obligacioneve 20-vjeçare, ku interesi i investitorëve rezultoi dukshëm mbi shumën e shpallur.
Ministria e Financave dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) publikuan në Fletoren Zyrtare udhëzimin e përbashkët, që përcakton mënyrën e llogaritjes së bazës tatimore për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme të individëve.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ndodhet sot në Poloni, së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në kuadrin e një vizite zyrtare.
Ministri i Financave, Petrit Malaj priti në një takim drejtorin Global të Grupit të Bankës Botërore për Zhvillimin Urban, Financat Vendore, Turizmin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive, Ming Zhang, si dhe ekipin e Turizmit (PIUTD), ku u diskutua mbi potencialin e bashkëpunimit në fushën e turizmit.
Ministria e Financave zhvilloi sot, ankandin e instrumentit obligacione 15-vjeçare. Shuma e shpallur nga Ministria ishte 2 miliardë lekë.
Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se në muajin shtator do të nisë projekti IPARD 3 ku janë edhe 118 milionë euro të tjera për sektorin e bujqësisë
Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se krijimi i regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme, i njohur si Kadastra Fiskale, është një element kyç për suksesin e reformës së taksës së pasurisë dhe për një administrim më efikas dhe të drejtë të taksave.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Kuvend aktin normativ për ndryshime në ligjin e buxhetit të vitit 2025









