Sistem i ri i plumbçeve elektronike në Porto Romano, Malaj: Më shumë siguri dhe transparencë në transportin e hidrokarbureve

Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një vizitë pune në Porto Romano, në kuadër të nisjes së zbatimit të Sistemit të Plumbçeve Elektronike (E-Seals), një mekanizëm i ri për monitorimin dhe kontrollin e transportit nën mbikëqyrje doganore.


Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një vizitë pune në Porto Romano, në kuadër të nisjes së zbatimit të Sistemit të Plumbçeve Elektronike (E-Seals), një mekanizëm i ri për monitorimin dhe kontrollin e transportit nën mbikëqyrje doganore.

Gjatë vizitës, ministri Malaj u njoh nga afër me funksionimin e sistemit të ri, i cili mundëson monitorimin në kohë reale të autocisternave, nga momenti i nisjes deri në mbërritjen në pikën doganore të daljes, si dhe identifikimin automatik të devijimeve nga itinerari, ndalesave të pazakonta apo tentativave për cenimin e plumbçeve elektronike.

Zbatimi i këtij sistemi është pjesë e procesit të modernizimit dhe digjitalizimit të administratës doganore, në përputhje me ndryshimet e miratuara në kuadrin rregullator doganor, të cilat synojnë kalimin gradual nga kontrollet tradicionale fizike drejt përdorimit të teknologjive inteligjente të gjurmimit dhe monitorimit të mallrave në tranzit.

Ministri Malaj theksoi se sistemi i ri sjell përfitime të drejtpërdrejta si për administratën doganore, ashtu edhe për operatorët ekonomikë.

“Është një proces i ri, i cili jo vetëm lehtëson procedurat për të gjithë ata operatorë ekonomikë që bëjnë transportin e hidrokarbureve dhe tranzitin e tyre nëpërmjet territorit të Republikës së Shqipërisë, por, nga ana tjetër, ndihmon autoritetet doganore në luftën kundër kontrabandës së hidrokarbureve, si dhe mbron të ardhurat publike”, u shpreh ministri Malaj.

Ministri evidentoi katër përfitimet kryesore të sistemit të ri: mbrojtjen e të ardhurave publike, rritjen e eficiencës për operatorët ekonomikë, uljen e kostove operacionale të administratës doganore dhe forcimin e luftës kundër evazionit dhe kontrabandës.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, shpjegoi se më parë transporti i hidrokarbureve në tranzit realizohej përmes shoqërimit fizik të autocisternave nga administrata doganore, duke krijuar vonesa dhe grumbullime prej 30–40 autocisternash në terminal. Me sistemin e ri, pas përfundimit të procedurave të plumbosjes, autocisternat mund të nisen pa pritur formimin e kolonave, ndërsa lëvizja e tyre monitorohet elektronikisht gjatë gjithë itinerarit.

Salla e Monitorimit ndjek në kohë reale vendndodhjen, itinerarin dhe gjendjen e plumbçeve elektronike, duke marrë sinjalizime automatike për çdo devijim, ndalesë të pazakontë apo tentativë ndërhyrjeje. Këto sinjalizime shërbejnë për vlerësimin e riskut dhe përcaktimin e kontrolleve të nevojshme.

Gjatë fazës pilot, nga data 16 deri më 31 tetor, përmes këtij sistemi janë monitoruar 581 udhëtime, duke krijuar një bazë për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave doganore.

Zbatimi i Sistemit të Plumbçeve Elektronike shënon një tjetër hap drejt modernizimit dhe digjitalizimit të administratës doganore, duke forcuar kontrollin kundër evazionit dhe kontrabandës, si dhe mbrojtjen e të ardhurave publike.

Burimi ATSH

Ylli përshëndet miratimin e ligjit të sponsorizimit: Hap i rëndësishëm për zhvillimin e sportit shqiptar

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, përshëndeti miratimin e ligjit për sponsorizimin në sport, duke e cilësuar atë…

Global 360

Kurti takon Magyar: Hungaria është një nga qendrat e rëndësishme në rrugën euroatlantike të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se sa më e integruar dhe më e fortë institucionalisht të jetë Kosova, aq më e…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ylli përshëndet miratimin e ligjit të sponsorizimit: Hap i rëndësishëm për zhvillimin e sportit shqiptar

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, përshëndeti miratimin e ligjit për sponsorizimin në sport, duke e cilësuar atë…