Shqipëria dhe Austria, bashkëpunim në fushën e drejtësisë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), Bernd Brünner dhe ekipin e tij.

Ministria e Drejtësisë, marrëveshje me Universitetin e Tiranës për trajnimin e përkthyesve zyrtarë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për trajnimin e përkthyesve zyrtarë, një hap strategjik për forcimin e drejtësisë dhe integrimin europian të Shqipërisë.

Shqipëri – Ukrainë, bashkëpunim për drejtësinë dhe rrugën drejt Europës

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja priti në një takim në Tiranë zëvendëskryeministren dhe ministre e Drejtësisë të Ukrainës, Olha Stefanishyna.

Manja: Udhërrëfyesi i Gjykatës Kushtetuese, hap domethënës për përmirësimin e kulturës juridike

Gjykata Kushtetuese organizoi sot aktivitetin për prezantimin e Udhërrëfyesit (Guidës) së Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë – Vëllimi II”.

Dënimet alternative, Ministria e Drejtësisë marrëveshje me Konferencën Ipeshkvore

Ministria e Drejtësisë, përmes Drejtorit të Shërbimit të Provës, Eris Sheshi, nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Konferencën Ipeshkvore të Shqipërisë, përfaqësuar nga Gjergj Meta.

Manja: Pavarësia e institucioneve të drejtësisë të shoqërohet me llogaridhënie efektive

I pranishëm në tryezën e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësi dhe Mekanizmat e Llogaridhënies”, organizuar sot në Tiranë nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, Manja vlerësoi reformën në drejtësi si hapin e duhur që u mbështet gjerësisht nga qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë, në funksion të rritjes së besimit të publikut te sistemi.

Shqipëria, model referimi për Moldavinë në rrugën drejt integrimit evropian

Një delegacion i nivelit të lartë nga Moldavia u mirëprit sot në Ministrinë e Drejtësisë, në kuadër të shkëmbimeve teknike për procesin e integrimit evropian.

Manja: Digjitalizimi i Kadastrës, hap thelbësor për administrimin modern të pronës

Në Ministrinë e Drejtësisë u zhvillua sot mbledhja e radhës e Komitetit Ndërministror për Tokën, ku u miratua udhërrëfyesi për digjitalizimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës 2025–2028.

MD: Reforma në drejtësinë penale synon rehabilitim dhe riintegrim për të miturit

Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Qendrën për Parandalimin e Krimeve të të Miturve dhe Ambasadën franceze në Tiranë, organizoi një workshop dyditor për forcimin e drejtësisë penale për të miturit.

Manja: Shqipëria, investim madhor për digjitalizimin e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se, Shqipëria ka ndërmarrë një ndër investimet më të mëdha në digjitalizimin e sistemit gjyqësor