Rama: Publikojmë çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

Kryeministri Rama tha se kjo do të shtojë të ardhurat te bashkitë bregdetare, ku shumë qytetarë kanë shtëpitë e dyta.

Rama: Qendër kombëtare për monitorimin e ndërtimeve, kontroll 24 orë me GPS

Kryeministri Edi Rama deklaroi se tashmë po punohet për të pasur një kontroll teknologjik mbi territorin e vendit.

Rama: Të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen brenda të hënës

Kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kërkuar shkarkimin të gjithë krerëve të njësive administrative, për ti hapur rrugë konkurrimit për ata që duan të japin kontributin e tyre për vendin.

Rama: Shkarkim i drejtorëve në bashkitë Elbasan dhe Lushnje, e papranueshme që kryetari të mos dijë ç’ndodhë në territor

Kryeministri Edi Rama dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, u shpreh sot se është e domosdoshme një riorganizim i thellë i bashkive që nuk po përmbushin detyrimet e tyre

Rama: Departamentet e bujqësisë qesharake, bashkitë të lidhin fermerët me bankat për linjën e financimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “departamentet e bujqësisë në bashki janë qesharake, komike, janë të krijuara për të bërë qoka. Nuk janë departamente njerëzish që merren me tokën dhe për të cilët ka respekt nga ana e njerëzve të fshatit. Duhet bërë një angazhim i madh, pasi tani kemi edhe instrumentin e linjës së financimit”.

Rama: Reformë institucionale për kontrollin e territorit, rregulla të reja për kantieret e ndërtimit

Kryeministri Edi Rama u shpreh për një reformë gjithëpërfshirëse të institucioneve në nivel qendror dhe lokal, mbi kontrollin e territorit kundër ndërtimeve të paligjshme dhe respektimin e rregullave në kantieret e ndërtimit, pa cenuar hapësirat për publikun

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës, Rama: Duhet plan kurajoz dhe tërheqës për paqen

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë për të marrë pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference 2025), një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, që ka si qëllim mbështetjen për Ukrainën

Rama: Përkrah partnerëve evropianë sa herë që Ukraina ka nevojë për ne

Kemi qenë dhe do të jemi përkrah Italisë dhe partnerëve tanë evropianë në këtë përpjekje sa herë që Ukraina ka nevojë për ne, deklaroi sot në Romë kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës.

Rama: Ligj i ri për kontrollin dhe zhvillimin e territorit, reformë edhe tek uji, mbetjet, nafta e barnat

Kryeministri Edi Rama reagoi sot për aksionin e lirimit të hapësirave publike, si dhe lajmëroi nisjen e një reforme të re ligjore të kontrollit të zhvillimit të territorit.

Vlora sot pasdite, Rama: Doli në dritë Lungomarja me heqjen e barrikadave absurde

Aksioni për lirimin e Lungomares është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për rivitalizimin e hapësirave publike dhe forcimin e rendit urban në zonat turistike.