Rama: Ballkani Perëndimor nuk po kërkon lëmoshë, por po ofron vlerë dhe rezultate

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij hapëse në Samitin e Planit të Rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor “Rruga jonë drejt BE”, të mbajtur sot në Pallatin e Brigadave në Tiranë, theksoi se, rajoni po lëviz nga pasiguria drejt mundësive të reja dhe se marrëdhëniet me Bashkimin Europian po ndërtohen mbi rezultate konkrete e jo mbi kërkesa për favore.


Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij hapëse në Samitin e Planit të Rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor “Rruga jonë drejt BE”, të mbajtur sot në Pallatin e Brigadave në Tiranë, theksoi se, rajoni po lëviz nga pasiguria drejt mundësive të reja dhe se marrëdhëniet me Bashkimin Europian po ndërtohen mbi rezultate konkrete e jo mbi kërkesa për favore.

Rama u ndal fillimisht tek lidhja mes zhvillimit ekonomik dhe uljes së emigracionit, duke deklaruar se, kur vijnë investimet, migracioni ulet. Kur ekonomitë rriten, sigurisht që kufijtë do të kenë rëndësi më pak. Kur mundësitë rriten në vend, Europa do të bëhet një destinacion bashkëpunimi, jo një rrugë ikjeje.”

Sipas tij, Ballkani Perëndimor sot po tregon se është më i qëndrueshëm dhe më i parashikueshëm se sa perceptohej për vite të tëra.

“Për vite të tëra jemi quajtur të paqëndrueshëm, të paparashikueshëm, shumë të ndërlikuar, por faktet sot tregojnë të kundërtën. Po e vërtetojmë me reforma dhe investime që Ballkani Perëndimor nuk është pika e dobët e Europës, por mundësia e Europës. Një treg i ri, një krah pune i kualifikuar, një vendndodhje strategjike. Një rajon që do të rritet me Europën dhe jo në kurriz të Europës.”

Kryeministri theksoi se rajoni po largohet nga periferia dhe po pozicionohet në qendër të historisë europiane.

“Ne po lëvizim nga skajet e hartës në qendër të historisë sonë europiane edhe përmes ekonomisë. Europa nuk është diçka të cilën po e presim, Europa është diçka që po e ndërtojmë.”

Duke iu referuar diskutimeve të zhvilluara në samit, ai nënvizoi se vendet e rajonit nuk kërkojnë favore, por vijnë me rezultate dhe punë të kryer.

“Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere dhe kjo është diçka që mund të ndihet, e mund të dëgjohet në çdo pohim e deklaratë të udhëheqësve përreth tryezës. Askush nuk po kërkon nder, askush nuk po thërret për t’u shpërblyer me ëmbëlsira. Gjithkush vjen me krenarinë për të ofruar vlerë dhe për të ofruar mund e djersë. Falë Zotit nuk duhet gjak”, u shpreh Rama.

Ai iu drejtua qytetarëve të rajonit duke theksuar se rruga drejt BE-së po bëhet me rezultate të prekshme.

“Ne nuk po lutemi për të hyrë në BE, nuk po kërkojmë lëmoshë. Po provojmë çdo ditë se jemi gjithmonë e më gati. Ne nuk thjesht po flasim, po japim rezultate”, tha Rama.

Rama shtoi se konvergjenca mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është thelbësore për forcimin e të gjithë kontinentit:

“Në konvergjencë me Ballkanin Perëndimor, Europa bëhet më e fortë. Nëse Ballkani Perëndimor është në stanjacion, atëherë Europa bëhet më e dobët. Nuk ka variant të një Europe më të fortë me një rajon të dobët ballkanik në mes të saj”.

Në përmbyllje, Kryeministri theksoi vullnetin e vendeve të rajonit për të hyrë në Bashkimin Europian jo si përfitues pasivë, por si kontribuues të sigurisë dhe zhvillimit europian.

“Ne do të vazhdojmë të ecim përpara derisa Ballkani Perëndimor të hyjë në BE jo si të ftuar, por si kontribuues për sigurinë, ekonominë dhe të ardhmen e tij”, tha Rama.

“Për sigurinë tuaj zgjidhni një ballkanas, dhe kjo funksionon gjithmonë. Dhe për sigurinë e Europës zgjidhni ballkanasit. Ne mund të jemi truprojat e Europës dhe më pas Europa do të ndihet më e sigurt, shumë e shumë më e qetë në gjumin e saj”, theksoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat…