Rama: Korridori VIII, projekt kritik për sigurinë në Europë

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se Korridori VIII është një projekt kritik edhe për sigurinë në Europë, ndërsa është shndërruar në një korridor sigurie të NATO-s.


Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se Korridori VIII është një projekt kritik edhe për sigurinë në Europë, ndërsa është shndërruar në një korridor sigurie të NATO-s.

Në nisje të punimeve të Samitit “Plani i Rritjes -Rruga jonë drejt BE-së”, Rama u ndal te fushat të cilat prek direkt me investime Plani i Rritjes për secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Duke u ndalur te infrastruktura, Rama veçoi projektin e Korridorit VIII, të cilën e cilësoi si shtylla kurrizore që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.

“Infrastruktura ka të bëjë me ndërtimin e arterieve të Europës. Korridori VIII nuk është thjesht një vijë në hartë, është një kabëll që lidhet me zinxhirin infrastrukturor të Europës. Kur Europa rivendos zinxhirët e furnizimit, Ballkani Perëndimor duhet të jetë një destinacion dhe këtë po bën”, tha Rama.

Po ashtu, Rama u ndal edhe te investimet e Europës drejt Ballkanit Perëndimor.

Duke folur mbi identitetin digjital, Rama u shpreh se Shqipëria do ta ketë gati duke nisur nga vitit i ardhshëm.

“Së shpejti identiteti digjital në Ballkanin Perëndimor do të pasqyrojë modelin europian. Portofolet digjitale ndërvepruese janë biletë hyrëse drejt një Europe digjitale pa kufi. Jam krenar të them se identiteti digjital në Shqipëri është gati dhe duke nisur nga viti i ardhshëm do të përhapet dhe do të bëhet pjesë e jetës sonë”, shtoi Rama.

Rama tha se kur BE të nisë identitetin digjital në vitin 2027, ne do të jemi në pritje aty për BE-në.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Paketa e Maleve moment i artë për turizmin, mundësi që të investosh në tokën tënde

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Staten Island (Nju-Jork), u ndal te mundësitë që ofron Paketa e…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Paketa e Maleve moment i artë për turizmin, mundësi që të investosh në tokën tënde

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Staten Island (Nju-Jork), u ndal te mundësitë që ofron Paketa e…