Veliera u bllokua në lumin Seman, Policia e Vlorës u vjen në ndihmë dy shtetasve gjermanë

Policia Kufitare vijon të qëndrojë në gatishmëri të plotë, 24/7, në shërbim të qytetarëve dhe turistëve.

Holanda mbështetje autoriteteve të kalimeve kufitare për ndërtimin e kapaciteteve

Pjesëtarë të stafit të Ambasadës së Holandës në Shqipëri vizituan autoritetet në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Policia e Shtetit: Shqipëria, jo strehë për rrjetet kriminale

Në kuadër të projektit EU4Migration, u zhvillua sot një takim në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, me pjesëmarrjen e drejtoreshës për Politikat e Migracionit, Azil dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme Alma Bime, përfaqësuesve të departamentit për Kufirin dhe Migracionin, të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, UNHCR, dhe International Police Organization – IPO.

Proda në Arabinë Saudite, bashkëpunim për sigurinë publike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me ftesë të homologut të tij, Gjeneral Lejtnant Mohammed bin Abdullah Al-Bassami, zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë e Arabisë Saudite.

Kishin humbur në malin e Qerretit, Policia shpëton dy turistet holandeze

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë.

Bashkëpunimi me Italinë për migracionin, taskforca nis hartimin e planit të veprimit

Ministria e Brendshme njoftoi sot se u mblodh taskforca e krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, me qëllim koordinimin, ndjekjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të protokollit të nënshkruar me Qeverinë e Republikës së Italisë, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit dhe marrëveshjes zbatuese të tij.

Proda viziton në QSUT efektivin që pësoi djegie gjatë zjarrit në Delvinë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elton Alushi, vizitoi në repartin e djegieve në QSUT shefin e Komisariatit të Policisë Delvinë, Komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie të shumta gjatë përpjekjeve për të shpëtuar disa të moshuar që nuk dilnin dot nga zona e zjarrit në fshatin Vergo të Delvinës.

Proda takim me homologun turk në Stamboll: Forcim i bashkëpunimit mes dy policive

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Drejtues i Lartë Neritan Nallbati dhe drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë turke në Stamboll.

Policia e Shtetit: 52 fitues të Akademisë së Sigurisë, do të fillojnë trajnimin gjatë vitit 2025

Policia e Shtetit bëri të ditur se të gjithë kandidatët e shpallur fitues për Kolegjin e Formimit Profesional Policor dhe që janë në pritje të nisjes së trajnimit, do të ndjekin fazat e programit në rendin e duhur. Policia theksoi se asnjë prej tyre nuk ka marrë pjesë ende në trajnimin në terren.

“Murali i Shpresës”, të dënuarit në Fier japin mesazhe paqeje

Në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale në Fier, të dënuarit u bënë pjesë e një aktiviteti simbolik të quajtur “Murali i Shpresës”, i cili synon të përcjellë mesazhe paqeje, rilindjeje dhe ndryshimi.