
Category: KQZ
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kërkoi sot ndryshime në Kodin Zgjedhor për të forcuar ndarjen mes shtetit dhe partisë në pushtet.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosjen e masave administrative ndaj 13 partive politike, pas shqyrtimit të raportit të auditimit për fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vijon punën për forcimin e edukimit zgjedhor dhe ndërgjegjësimit qytetar te të rinjtë përmes përfshirjes së shkollave në një program të posaçëm trajnimi dhe aktivitetesh edukative.
Komisioni Rregullator i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) miratoi sot rregullat e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve në kuadër të referendumeve në Republikën e Shqipërisë.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, raportoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë mbi veprimtarinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025.
Komisioni Rregullator (KRr) pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve miratoi sot disa shtesa në vendimin nr. 3, datë 6 nëntor 2020, “Për miratimin e rregullores për mënyrën e funksionimit dhe zhvillimit të seancave të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS)”, të ndryshuar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve së bashku me Këshillin e Evropës zhvilloi sot tryezën konsultuese për arkitekturën e trajnimit dhe edukimit të KQZ-së.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti sot në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryesuesen e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, ambasadoren Giulia Re.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi mori pjesë si vëzhgues ndërkombëtar në referendumin për ndryshimet kushtetuese në Kazakistan, me ftesë të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të atij vendi.
Kryekomisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, së bashku me organizatën “Qëndresa Qytetare” zhvilluan një seminar për përmirësimin e mekanizmave të monitorimit të fushatave zgjedhore dhe të hetimit administrativ.







