Celibashi: Reforma Zgjedhore duhet të rrisë integritetin, eficiencën dhe besimin publik

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, raportoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë mbi veprimtarinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, raportoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë mbi veprimtarinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025.

Celibashi tha se viti 2025 përbënte një vit me rëndësi të veçantë për administrimin zgjedhor në Republikën e Shqipërisë, pasi gjatë tij u organizuan dhe administruan zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025, si dhe zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 9 nëntor 2025 në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.

Në fjalën e tij, kryekomisioneri theksoi se një prioritet i veçantë gjatë vitit 2025 ishte edukimi zgjedhor i qytetarëve.

“KQZ realizoi fushata të gjera informuese dhe ndërgjegjësuese për procedurat e votimit, votimin nga jashtë vendit për përdorimin e teknologjive zgjedhore; pjesëmarrjen e votuesve për herë të parë, përfshirjen e grave, të rinjve dhe personave me aftësi të kufizuara në proceset zgjedhore”, tha Celibashi.

Duke u ndalur tek votimi jashtë vendit, Celibashi tha se në listën e zgjedhësve nga jashtë vendit u regjistruan 245,935 shtetas shqiptarë.

“Nga këta, morën pjesë në votim 195,853 zgjedhës, ose 79.64 për qind e zgjedhësve të regjistruar jashtë vendit. Qarku i Tiranës rezultoi qarku me numrin më të lartë të votuesve nga jashtë vendit dhe me numrin më të madh të zarfeve të administruara nga procesi i votimit nga jashtë. Zbatimi me sukses i votimit nga jashtë përbën një nga arritjet më të rëndësishme institucionale të KQZ-së në vitin 2025”, tha ai.

Sipas Celibashit, një rëndësi e veçantë iu kushtua mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe luftës kundër krimeve zgjedhore.

“Në këtë kuadër, KQZ forcoi bashkëpunimin institucional me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), nëpërmjet Memorandumit të Bashkëpunimit për parandalimin, evidentimin dhe hetimin e veprave penale që lidhen me procesin zgjedhor”, tha Celibashi.

Sa i përket reformës zgjedhore, Celibashi theksoi se “reforma e ardhshme zgjedhore duhet të adresojë disa çështje me rëndësi prioritare për rritjen e integritetit, eficiencës dhe besimit publik në proceset zgjedhore”.

“Ndër çështjet kryesore që kërkojnë rishikim ligjor dhe institucional përfshihen: rishikimi i formulës së përbërjes dhe funksionimit të komisioneve zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë, me synim rritjen e profesionalizmit dhe rolit institucional të KQZ-së në administrimin zgjedhor; përmirësimi i kuadrit ligjor për financimin e partive politike, subjekteve zgjedhore dhe palëve të treta, si dhe forcimi i kompetencave mbikëqyrëse dhe verifikuese të KQZ-së; rregullimi më i plotë i fushatës zgjedhore në median tradicionale, median online, platformat digjitale dhe rrjetet sociale; përcaktimi më i qartë i kufijve ndërmjet veprimtarisë së institucioneve publike dhe aktivitetit politik gjatë periudhës zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR; rishikimi i kuadrit ligjor për votimin elektronik dhe përcaktimi i një strategjie afatgjatë për përdorimin e teknologjive zgjedhore; zgjerimi i përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe krijimi i bazës ligjore për përdorimin e sistemeve të avancuara teknologjike, përfshirë inteligjencën artificiale, në proceset zgjedhore”, tha ai.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Shqiptarët në vendet e Gjirit, mundësi aplikimi për pasaporta dhe karta identiteti në Abu Dhabi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me kompaninë IdentiTek sh.a., do të organizojë së shpejti një mision…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqiptarët në vendet e Gjirit, mundësi aplikimi për pasaporta dhe karta identiteti në Abu Dhabi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me kompaninë IdentiTek sh.a., do të organizojë së shpejti një mision…