KSHZ propozon sanksione për 13 parti politike për shkelje të rregullave të financimit zgjedhor

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosjen e masave administrative ndaj 13 partive politike, pas shqyrtimit të raportit të auditimit për fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosjen e masave administrative ndaj 13 partive politike, pas shqyrtimit të raportit të auditimit për fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Në mbledhjen e sotme, KSHZ miratoi gjetjet e raportit të auditimit dhe propozoi masa me gjobë për subjektet politike që kanë shkelur dispozitat e Kodit Zgjedhor lidhur me raportimin financiar dhe financimin e fushatës zgjedhore.

Për mosdorëzim të raportit financiar brenda afatit ligjor, KSHZ propozoi gjobë prej 2 milionë lekësh për “Partinë Bashkimi Liberal Demokrat”, “Partinë Rruga e Vërtetë Shqiptare” dhe “Partinë Aleanca Arbnore Kombëtare”.

Ndërkohë, për dorëzim të raportit financiar jashtë afatit ligjor, u propozuan gjoba prej 500 mijë lekësh për “Partinë Aleanca Demokracia e Re”, “Partinë Aleanca Konservatore për Shqipërinë” dhe “Partinë Kristian Demokrate”.

Për shkelje të dispozitave që rregullojnë financimin e fushatës zgjedhore, KSHZ i ka propozuar KAS-it vendosjen e gjobave prej 100 mijë lekësh për “Partinë Balli Kombëtar”, “Partinë Djathtas 1912”, “Partinë Socialdemokrate”, “Partinë Nisma Thurje” dhe “Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”.

Gjoba prej 500 mijë lekësh janë propozuar gjithashtu për “Partinë Lëvizja Atdheu” dhe “Partinë Aleanca Kombëtare Shqiptare” për mosdorëzim të raporteve financiare të kandidatëve.

Në të njëjtën seancë publike, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi edhe procedurën e verifikimit të nënshkrimeve për referendumet dhe nismat ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë.

Sipas KSHZ-së, procedura e miratuar synon krijimin e një procesi të qartë, të unifikuar dhe transparent për administrimin dhe verifikimin e nënshkrimeve të paraqitura në mbështetje të nismave qytetare, duke garantuar respektimin e parimeve të ligjshmërisë, paanshmërisë, proporcionalitetit, mbrojtjes së të dhënave personale dhe procesit të rregullt administrativ.

Gjithashtu, gjatë mbledhjes së sotme u plotësua edhe vakanca në Këshillin e Bashkisë Peqin, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Astrit Fadil Kaziu.

Marrë nga ATSH

Tatimet: 932 milionë euro më shumë të ardhura në dy vite

Procesi i formalizimit të ekonomisë dhe lufta kundër evazionit fiskal kanë sjellë rezultate konkrete në rritjen e të ardhurave publike,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Tatimet: 932 milionë euro më shumë të ardhura në dy vite

Procesi i formalizimit të ekonomisë dhe lufta kundër evazionit fiskal kanë sjellë rezultate konkrete në rritjen e të ardhurave publike,…