
Category: Ditari
Kadastra Shqiptare njofton se qytetarët që kanë ndërtuar banesa para vitit 1991 dhe nuk zotërojnë ende një titull pronësie, tashmë mund të përfitojnë këtë të drejtë përmes një aplikimi të thjeshtë online në portalin “e-Albania”.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se dokumentet që dërgohen për Paketën e Maleve do të kalojnë edhe nga Policia Shkencore.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me kryebashkiakët, ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demon si dhe ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimajn, në lidhje me Paketën e Maleve.
Kryeministri Edi Rama kërkoi marrjen e masave nga bashkitë ndërsa kritikoi se po ecet me ritëm jashtëzakonisht të ulët sa i përket Paketës së Maleve.
Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI), organizuan workshop-in tematik “Taksonomia kombëtare e Gjelbër: Parimet, qeverisja dhe ndërveprueshmëria me standardet e BE-së”, si pjesë e Programit të Asistencës Teknike për Sistemet Financiare të Gjelbëra.
Gjatë qëndrimit në Londër kryeministri Edi Rama dha një intervistë për emisionin The World Tonight në BBC Radio 4.
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit bëri të ditur se, së shpejti, do të ndërhyhet në Kalanë e Borshit, për t’i dhënë këtij monumenti një jetë të re.
Dokumenti gjenerohet me nënshkrim elektronik dhe aplikimi zgjat vetëm 1 minutë. Ndërsa koha e marrjes së vërtetimit zgjat vetëm një ditë.
Gjimnazi i njohur “Dhaskal Todri”, një nga institucionet arsimore më të rëndësishme në qytetin e Elbasanit, do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë brenda vitit 2025.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin gjatë 9-mujorit të këtij viti arritën në shumën 45,3 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 1,9 miliardë lekësh, ose 4,4%, krahasuar me periudhën janar–shtator të vitit 2024.









