
Category: Ditari
Në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me pensionistë në Berat, ku prezantoi politikat mbështetëse dhe planin afatmesëm për rritjen e pensioneve.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot në Korçë një takim me presidentin e parlamentit të Landit Saksoni-Anhalt në Gjermani, Gunnar Schellenberger, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ndërinstitucionale.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi sot se qeveria po punon për krijimin dhe shtrirjen në të gjithë vendin të modeleve të bashkëpunimit mes fermerëve dhe agropërpunuesve, me qëllim rritjen e prodhimit, të ardhurave dhe konkurrueshmërisë në treg.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi priti në një takim gjeneral brigade Chris McKinney nga U.S. European Command, në prani të shefit të Shtabit të Përgjithshëm
Kryeministri Edi Rama tha sot nga Berati, ku zhvilloi një takim me sipërmarrës të zonës në fushën e përpunimit të vajit të ullirit, se siguria ushqimore është një nga sfidat kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se rritja e standardeve të prodhimit dhe mbështetja e sipërmarrjes në bujqësi dhe agropërpunim janë thelbësore për integrimin e vendit në tregun e Bashkimit Evropian.
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot në Berat punimet për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “22 Tetori”, një investim që synon të krijojë një hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimin në qytet.
Kryeministri Edi Rama tha sot nga Berati, ku zhvilloi një takim me sipërmarrës të zonës në fushën e përpunimit të vajit të ullirit, se në “qytetin e një mbi një dritareve” do të hapet një pikë promovimi për vajin e ullirit të zonës, si një produkt eksperience.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nafta ka qenë një sfidë më vete për bujqësinë, duke shtuar se janë provuar disa forma mbështetjeje.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me sipërmarrës të përpunimit të vajit të ullirit në Berat









