Gonzato: Ngarkesa e lartë me çështje e gjyqtarëve dhe prokurorëve ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e vendimmarrjes

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, theksoi sot nevojën për rritjen e numrit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit mbështetës në sistemin e drejtësisë, si një kusht thelbësor për përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të saj.


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, theksoi sot nevojën për rritjen e numrit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit mbështetës në sistemin e drejtësisë, si një kusht thelbësor për përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të saj.

Në fjalën e mbajtur në konferencën “Cilësia e drejtësisë në Shqipëri”, Gonzato theksoi se drejtësia dhe sidomos edhe dhënia efikase e drejtësisë është në thelb të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe për rrjedhojë një prioritet kyç i mandatit të tij.

“Konferenca e sotme vendos tonin për vitin që do kemi para, me fokus te shteti i së drejtës, te konsolidimi i reformës në drejtësi, mbështetja për gjithë institucionet e drejtësisë, Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese”, tha ambasadori Gonzato.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së në Tiranë shtoi nuk është e lehtë të punosh nën trysni me një stok të madh, duke iu referuar çështjeve të mbartura në sistem, por ai nënvizoi se duhet të merren masa për të siguruar cilësi të lartë të drejtësisë.

Gonzato vuri në dukje se ngarkesa e lartë me çështje dhe stoqet e prapambetura përbëjnë një sfidë serioze për gjyqtarët dhe prokurorët, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e vendimmarrjes.

Sipas tij, Shqipërisë i duhen më shumë gjyqtarë dhe prokurorë, të mbështetur nga një numër i mjaftueshëm këshilltarësh dhe asistentësh ligjorë, për të garantuar kërkim të shëndoshë juridik dhe zbatim efektiv të së drejtës së Bashkimit Evropian.

“Si hap fillestar, të gjitha vendet e lira duhet të plotësohen. Këshillat duhet të vijojnë shumë shpejt me vlerësimet dhe emërimet e nevojshme. Nuk ka kohë për të humbur. Nëse është e nevojshme numrat duhet të rriten për të mbështetur më shumë gjyqtarët në punët e tyre të përditshme”, tha Gonzato.

Ambasadori nënvizoi se, “këshilltarët ligjorë janë një element thelbësor për të garantuar cilësinë e drejtësisë, kërkimin e shëndoshë juridik dhe përdorimin efektiv të së drejtës së BE”.

Ambasadori theksoi se këshilltarët ligjorë përbëjnë një element kyç për garantimin e cilësisë së drejtësisë, duke ndihmuar në përmirësimin e arsyetimit ligjor dhe në harmonizimin e praktikës gjyqësore me legjislacionin e BE-së.

Begaj takon ministrin Dukaj: Shqiptarët në Malin e Zi, urë e fortë miqësie mes dy vendeve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj,…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj takon ministrin Dukaj: Shqiptarët në Malin e Zi, urë e fortë miqësie mes dy vendeve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj,…