
Category: Ditari
Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Agjencia Kombëtare të Rinisë zhvilluan sot aktivitetin me titull “Kthe pasionin në profesion”.
Edicioni VI i Forumit Kombëtar “Djem dhe Burra që Frymëzojnë”, u mbajt ditën e sotme në Tiranë.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato në një intervistën për televizonin Euronews Albania, deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE vijon normalisht dhe nuk ka një bllokim të tij, pavarësisht spekulimeve të fundit në media.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, shpjegoi në seancën plenare të Kuvendit se nisma e re ligjore për disa shtesa në ligjin “Për portet turistike” synon thjeshtimin e procedurave për investimet në projekte strategjike ku përfshihen resorte, porte dhe marina turistike, me qëllim nxitjen e investimeve dhe zhvillimin e turizmit në vend.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, me synim forcimin e koordinimit dhe rritjen e efikasitetit ndërinstitucional.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari zhvilloi sot një takim me studentë dhe kursantë të Akademisë së Sigurisë, me fokus trajtimin financiar, vlerësimin profesional dhe mbështetjen institucionale për këtë trupë të rëndësishme të sigurisë.
Bashkë me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, kryeministri Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me sipërmarrësit për rritjen e pagave në sipërmarrjet shqiptare.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspektoi sot ecurinë e punimeve në kantierin e zgjerimit të autostradës Tiranë–Durrës, ku punimet kanë hyrë në fazën përfundimtare.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u shpreh sot se rritja e qëndrueshme e ekonomisë konfirmon progresin e pandalshëm të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla gjatë interpelancës në Kuvend, kërkuar nga deputeti socialist Erion Braçe, mbi situatën e krijuar me blegtorët, pas konstatimit për mostra qumështi të kontaminuar me alfatoksinë.









