Krasniqi: AMA, databazë për transparencën e strukturës së pronësisë së medias

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi ka marrë pjesë në takimin e 62-të të Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, EPRA.

Manastirliu me gratë e njësisë nr. 9: Punë e përbashkët për të ndërtuar qytet më gjithëpërfshirës

Kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirliu, në vijim të takimeve me banorët e qytetit për të ndarë vizionin e saj për Tiranën 2030, zhvilloi një bashkëbisedim me gratë dhe vajzat e Njësisë nr. 9.

Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shpëtimi i hebrenjve, pjesë e trashëgimisë sonë morale dhe historike

Në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Izrael, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vizitoi qendrën përkujtimore të Holokaustit “Yad Vashem”, ku është dokumentuar përndjekja dhe vrasja e gjashtë milionë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Koçiu: Nisim hartimin e rregullave për qarkullimin e monopatinave, nga standardet teknike tek zonat e lejuara

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mbodhi sot në një tryezë diskutimi, gjithë institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore për hartimin e kuadrit ligjor.

Rama: Muaji i lindjes së At Gjergj Fishtës, një udhëtim mes traditës dhe mikpritjes shqiptare

Në muajin e lindjes së At Gjergj Fishtës, Bashkia e Lezhë së bashku me gjithë banorët dhe bujtinat e fshatit kanë hapur dyert për të mikpritur të gjithë me shprehjen: “Mirë se ju ka pru Zoti”.

Certifikimi i mjeteve të transportit ndërqytetas, tashmë online përmes e-Albania

Gjatë periudhës janar–shtator 2025, janë regjistruar 1,565 aplikime online për certifikimin e mjeteve që operojnë në linjat e transportit ndërqytetas të udhëtarëve.

Celibashi: Zgjedhjet e 11 majit kanë prodhuar qeveri me legjitimitet

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vlerësoi sot se zgjedhjet e 11 majit u zhvilluan me standard europian, pavarësisht kontestimeve të opozitës.

Kuvendi forcon kapacitetet për përdorimin e Inteligjencës Artificiale

Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe shërbimet e Kuvendit, morën pjesë në një aktivitet ku u prezantuan udhëzimet për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në Parlament”.

Korçë, mbi 27 mijë vizitorë në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar gjatë këtij viti

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet kulturore më të vizituara në vend.

Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo, u takua në Tiranë me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, për të diskutuar mbi prioritetet dhe projektet e reja në fushën e shëndetësisë.

Në mjediset e Këshillit të Lartë Gjyqësor u zhvillua sot ceremonia e betimit të 42 magjistratëve të rinj të profilit gjyqtar, të cilët përfunduan me sukses Shkollën e Magjistraturës, në vitin akademik 2024–2025.

Pas gati tre muajsh nga emërimi formal, ata morën detyrën në gjykatat e shkallës së parë në 11 qarqe të vendit.

Në fjalën e rastit, kryetari i KLGJ-së, Ilir Rusi u shpreh se “të jesh magjistrat, por sidomos të jesh magjistrat-gjyqtar, do të thotë që të kesh një përgjegjësi të madhe mbi supe”.

“Ky nuk është momenti që ju ushtroni një funksion apo bëni një punë. Është momenti që ju keni një mision,” tha Rusi.

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi shprehu bindjen se magjistratët e rinj dop t’i kapërcejnë të gjitha presionet që ushtrohen mbi sistemin, presione të cilat vijnë nga brenda dhe jashtë sistemit.

Ndërsa Mirela Bogdani, kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, tha se ky profesion në kohët e sotme është një sfidë e jashtëzakonshme.

“Vlerat njerëzore, komunikimi vijnë përpara të qenët gjyqtar, jurist, avokat, prokuror apo çdo profesion tjetër,” u shpreh ajo.

Me emërimin e 42 gjyqtarëve të rinj, numri i gjyqtarëve aktivë në vend arrin në 307, ndërsa i të emëruarve në 350. Por sistemi gjyqësor vijon të jetë nën kapacitet, me 67 vende ende vakante.

Situata më kritike mbetet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku nga 78 vende të parashikuara, janë të mbuluara vetëm gjysma.