Llatja: Identifikim hapësirave për krijimin e vendeve të dekompostimit të mbetjeve organike

Në këtë fillim viti, kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka nisur takime me fokus çështjet mjedisore dhe përmirësimin e shërbimeve për komunitetin, duke i dhënë një rëndësi të veçantë menaxhimit të mbetjeve organike dhe të gjelbra.


Në këtë fillim viti, kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka nisur takime me fokus çështjet mjedisore dhe përmirësimin e shërbimeve për komunitetin, duke i dhënë një rëndësi të veçantë menaxhimit të mbetjeve organike dhe të gjelbra.

Në këtë kuadër, ai u takua me kryepleqtë dhe ndërlidhësit komunitarë për të diskutuar hapat konkretë drejt një zgjidhjeje afatgjatë për këtë problematikë.

Gjatë takimit u bë e ditur se ka nisur procesi i identifikimit të hapësirave urbane dhe rurale për krijimin e gropave të dekompostimit, të cilat do të shërbejnë për shndërrimin e mbetjeve të gjelbra në pleh organik dhe për uljen e ndjeshme të ngarkesës në koshat e mbetjeve.

Kryebashkiaku Llatja u bëri thirrje banorëve që të mos depozitojnë mbetjet e krasitjeve pranë koshave apo në vende të paautorizuara, duke rikujtuar se djegia e tyre është rreptësisht e ndaluar dhe ndëshkohet me ligj.

Ai theksoi se respektimi i këtyre rregullave është thelbësor për ruajtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.

“Menaxhimi i mbetjeve organike nuk është thjesht një detyrë institucionale, por një përgjegjësi e përbashkët me komunitetin. Përmes dekompostimit jo vetëm që reduktojmë ndotjen, por krijojmë edhe vlera të reja për bujqësinë dhe hapësirat tona të gjelbra”, tha Llatja.

Ndërkohë, Llatja bëri të ditur se me miratimin e buxhetit, ndërtimi i Qendrës së Kompostimit është një nga prioritetet e bashkisë Elbasan për vitin 2026, si një investim strategjik për menaxhimin modern dhe të qëndrueshëm të mbetjeve organike.

Në përmbyllje, kryebashkiaku Llatja u shpreh se vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve vendore dhe qytetarëve mund të arrihet një mjedis më i pastër dhe më i shëndetshëm për të gjithë, duke theksuar se angazhimi i përbashkët është çelësi i suksesit të çdo nisme mjedisore.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese, prioritet absolut

Në mbledhjen e task-forcës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se siguria e pushuesve dhe standardet në…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese, prioritet absolut

Në mbledhjen e task-forcës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se siguria e pushuesve dhe standardet në…