Roli i AMA-s si ent rregullator, Krasniqi takim me Përfaqësuesin e OSBE për Lirinë e Medias

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi priti në takim në AMA, përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, ambasadorin Jan Braathu.

Sula në Vlorë: Forcohen kontrollet, tolerancë zero për ndërtimet pa leje

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, deklaroi nga Vlora se inspektoratet do të forcojnë kontrollet në terren në prag të sezonit turistik veror, me fokus të veçantë tek ndërtimet pa leje, siguria ushqimore dhe mbrojtja e mjedisit.

Kumbaro: Në shtator nis zbatimi i kurrikulës së re për nxënësit e klasave I, VI dhe X

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha sot se programet lëndore të përditësuara për klasat 1, VI dhe X tashmë janë publikuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar.

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, vizitë monitoruese në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën zhvilloi vizitë monitoruese në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), për t’u njohur nga afër me punën e këtij institucioni.

Konferenca e Kryetarëve miraton ngritjen e nënkomisionit për administratën publike

Konferenca e Kryetarëve miratoi sot kërkesën e kryetarit të komisionit të përhershëm parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Ulsi Manja, “Për ngritjen e Nënkomisionit për Administratën Publike”.

Përmbyllet faza e parë restauruese në Muzeun Historik Kombëtar

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja njoftoi sot se janë drejt përfundimit punimet e fazës së parë restauruese përforcuese në Muzeun Historik Kombëtar

Rama në Seul, takime me drejtues të kompanive të mëdha koreano-jugore

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takime në Seul me drejtues të disa prej kompanive më të fuqishme koreano-jugore në fushën e industrisë.

Lamallari: Shqipëria mbështet Italinë në sfidat që lidhen me emigracionin e paligjshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari deklaroi se Shqipëria vazhdon të mbështesë Italinë në sfidat që lidhen me emigracionin e paligjshëm dhe sigurinë rajonale.

Malaj në Paris: Shqipëria, partnere aktive në përpjekjet globale në luftën kundër financimit të terrorizmit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në konferencën e 5-të ndërkombëtare ministrore “No Money for Terror”, e cila u mbajt në Paris, Francë

Balla në Berlin: Mjedisi, ndër kapitujt më sfidues për procesin e integrimit europian

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë qëndrimit në Berlin zhvilluan një takim me Rita Schwarzelühr-Sutter, Sekretare Shteti në Ministrinë Federale të Gjermanisë për Mjedisin, Klimën, Konservimin e Natyrës dhe Sigurinë Nukleare.