
Category: Ditari
Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve në Shqipëri (AIDA), Laura Saro, zhvilloi sesion pune online me përfaqësues të Agjencisë Algjeriane për Promovimin e Investimeve (The Algerian Agency for Investment Promotion), institucion homolog i AIDA-s në Algjeri.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se, Shqipëria është gjithnjë e më.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura në Tiranë që po shndërrohet në një qendër bashkëkohore për artin dhe kulturën në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga qyteti i Gjirokastrës, i cili është një ndër destinacionet më të preferuara nga turistët në vend.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha sot se nga 30 vatra aktive në të gjithë vendin, 5 janë më kritiket. Në një intervistë për mediet, Vengu nënvizoi se po vijon puna për shuarjen nga toka e ajri, ashtu edhe për hetimin e zjarrvënieve të dyshuara të qëllimshme.
Vatrat e zjarrit janë aktive në qarqet Vlorë, Lezhë, Dibër, Berat, Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër dhe Kukës.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi një takim me fermerë në Elbasan për nismën e qeverisë të mbështetjes ekonomike për bujqësinë.
Delegacioni i Bashkimit Evropian ndau sot pamje nga operacionet për shuarjen e zjarreve në vendin tonë, ku krahas zjarrfikësve shqiptarë po punojnë edhe zjarrfikës nga vende të BE-së.
Projekti kërkimor-shkencor “Apolonia e Ilirisë”, i bashkëdrejtuar nga profesorët Belisa Muka dhe François Quantin, po vijon në sitin arkeologjik të Apolonisë dhe këtë vit është përqendruar në tri zona kryesore të tij.
Vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti kanë hyrë në vendin tonë rreth 38 mijë shtetas më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.









