
Category: Ditari
Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos përgëzoi sot Shqipërinë për hapjen e grup-kapitullit III, që përbëhet nga Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithpërfshirëse.
Këshilli i Bashkimit Europian miratoi sot çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga grup-kapitulli 3: “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”
Ministri Hasani: Gur themeli i ri, tregon sa kemi arritur brenda një kohe të shkurtër
Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja dhe Menaxheri i Korporatës Ndërkombëtare të Financave (IFC) për Evropën, Javier Suarez
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi se sot në Bruksel u mbajt Konferenca e 5-të Ndërqeveritare, ku është hedhur një gurthemel i ri me hapjen zyrtare të grup-kapitullit 3, “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”.
Në Akademinë e Sigurisë, Zëvendësdrejtori i Programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA-së, z. Steven Fields, i dorëzoi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda dhe Rektorit të Akademisë Prof. Ilirjan Mando, certifikatën e akreditimit të Kolegjit Profesional të Formimit Policor nga Shoqata Ndërkombëtare e Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Agjencive të Zbatimit të Ligjit – IADLEST.
Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri.
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi bëri sot me dije se platformat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë gjendur nën sulme kibernetike.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në një takim zyrtar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI), në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Shqipëri dhe ‘GIZ Shqipëri’, organizoi tryezën e rrumbullakët “Nxitësit e mobilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor: Lëvizja e lirë e njerëzve”.








