Gonxhja: Lini në Pogradec, magnet për turistët këtë verë

Lini, fshati piktoresk buzë liqenit të Ohrit, rreth 22 km larg Pogradecit është ndër atraksionet e preferuara jo vetëm për pushuesit vendas, por edhe për të huajt.


Lini, fshati piktoresk buzë liqenit të Ohrit, rreth 22 km larg Pogradecit është ndër atraksionet e preferuara jo vetëm për pushuesit vendas, por edhe për të huajt.

Pas zbulimeve të fundit më të jashtëzakonshme arkeologjike, ku Lini konsiderohet si vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Europë, ai po tërheq edhe më shumë turistë të huaj.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Lini, ku turistë të shumtë e kanë vizituar nga afër këtë atraksion, duke bërë fotografi dhe zbuluar bukuritë e mozaikëve të vjetër.

“Lini, vendbanimi më i vjetër në Europë, i cili këtë verë ka qenë një magnet për turistët, jo vetëm me bukurinë buzë Liqenit të Ohrit, por edhe me Bazilikën Paleokristiane, një monument i rrallë që ruan mozaikë të mrekullueshëm të shek. V–VI”, shkruan Gonxhja në postim.

Bazilika e Linit është vizituar këtë sezon nga 4735 turistë, prej të cilëve 3298 janë të huaj dhe 1437 vendas.

Në Lin vitet e fundit janë ndërtuar një sërë bujtinash, që mirëpresin me qindra turistë nga mbarë bota.

Lini, fshati i vogël buzë liqenit të Ohrit, që të shfaqet menjëherë sapo zbret Qafëthanën në Pogradec ka një bukuri të rrallë dhe peizazh mahnitës.

Gojëdhënat tregojnë që dikur gadishulli i Linit ka qenë një ishull i bukur me bimësi të dendur. Jeta në këtë gadishull ka filluar në periudhën e parë të Epokës së Hekurit (kohë së cilës i përkasin edhe mozaikët e famshëm të Linit, të cilët gjenden mbi kodër) dhe ka vazhduar deri në kohën e Mesjetës së Hershme. Ndërsa për origjinën e emrit ka shumë histori.

Njëra prej tyre thotë se, kur ushtarët e Jul Çezarit mbërritën në këtë kodër u mahnitën aq shumë, sa bërtitën “Lyhnidas”, që do të thotë “Liqeni i Dritës”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Koçiu: 26 përfitues nga Paketa e Maleve në Gjinar, hapi drejt një kapitulli të ri për turizmin

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar potencialin turistik dhe ekonomik të Gjinarit (Elbasan), duke theksuar se Paketa e Maleve përbën një…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu: 26 përfitues nga Paketa e Maleve në Gjinar, hapi drejt një kapitulli të ri për turizmin

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar potencialin turistik dhe ekonomik të Gjinarit (Elbasan), duke theksuar se Paketa e Maleve përbën një…