Investimi në lagjen “Kala”, Gonxhja: Krijojmë një qendër të jashtëzakonshme të kulturës dhe turizmit

Ministri i MEKI: Projekt me rëndësi të jashtëzakonshme për kulturën dhe zhvillimin ekonomik

Rama: Parku i Butrintit, xhevahiri më i çmuar i investimeve me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje projektet e shumta që po zhvillohen në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), ndërsa veçoi atë të Parkut të Butrintit, të cilin e cilësoi si xhevahirin më të çmuar në kurorën e këtyre investimeve.

Rijetësimi i kalasë, Rama: Rrit numrin e turistëve dhe vlerën e pronës në Elbasan

Kryeministri Edi Rama shprehu sot bindjen se rijetësimi i kalasë së qytetit të Elbasanit do të jetë një motor i vërtetë zhvillimi për qytetin.

Vota e diasporës, Celibashi: Duhen ndryshime në Kodin Zgjedhor për koston e pagesës së shërbimit postar

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi gjatë një konference për shtyp sot për hapjen e platformës PER, për regjistrimin e zgjedhësve me qëndrim jashtë Shqipërisë, nënvizoi sërish nevojën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Mazniku: Synojmë që një milion turistë të vizitojnë Elbasanin

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku deklaroi sot se, duhet të synojmë që në krye të dy apo tre vjetëve 1 milion turistë të vizitojnë Elbasanin për të ardhur për të parë Kalanë.

Automotoparku, Rama: 1 miliard shikues do t’i kenë sytë në Elbasan në “Formula 1”

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se Automotoparku i Elbasanit do të funksionojë gjatë 365 ditëve të vitit, duke ofruar shumë shërbime.

Balla takim me kryetarët e komunave të Puglia-s: Mbështetje për votën e emigrantëve

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim në Puglia me kryetarët e komunave të këtij rajoni.

Beci takim me arqipeshkvin e ri të Dioqezës Shkodër-Pult: Shkodra, shembull i harmonisë fetare

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci i uroi sot mirëseardhjen Arqipeshkvit, Imzot Giovanni Peragine.

Rikualifikimi i lagjes “Kala”, mundësi të reja pune dhe zhvillimi ekonomik për Elbasanin

Memorandumi i mirëkuptimit u firmos nga, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, bashkëdrejtorët ekzekutivë të AADF-së, Aleksandër Sarapuli dhe Martin Mata, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, si edhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.

Veliaj: “Skema e re e kredive të buta, më shumë mundësi për qytetarët; 2025, viti i reformave të rëndësishme për Tiranën”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarë, kryesisht çifte të reja, përfitues nga programi i strehimit social në vitet e kaluara