Roja Bregdetare e SHBA-së viziton portet e Shëngjinit dhe Porto Romanos

Një ekip me përfaqësues të Rojes Bregdetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vizituan ditët e fundit portin e Shëngjinit, portin më të madh të hidrokarbureve, MBM Port në Porto Romano dhe PIA Port.


Një ekip me përfaqësues të Rojes Bregdetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vizituan ditët e fundit portin e Shëngjinit, portin më të madh të hidrokarbureve, MBM Port në Porto Romano dhe PIA Port.

Gjatë vizitave të tyre ata u shoqëruan nga struktura përgjegjëse për sigurinë në anije dhe porte pranë Drejtorisë Përgjithshme Detare, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Administratorët e porteve, oficerët e sigurisë dhe të tjerë të autorizuar për ndjekjen, zbatimin, kontrollin, monitorimin dhe raportimin e aktiviteteve që lidhen me sigurinë e jetës së përdoruesve të portit, ekuipazheve të anijeve, infrastrukturës portuale, mjedisit portual tokësor e ujor, mallrave dhe ngarkesave, sistemeve të menaxhimit, etj, njohën ekipin me rezultate, vështirësi, politika, objektiva dhe procese në ndjekje për përmirësim të performancës në ruajtjen dhe mbajtjen e standarteve të sigurisë në përputhje me Kodin ISPS dhe aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare, vlerësimi i arritjeve dhe standardeve, veçanërisht për portet MBM dhe PIA, sugjerimet dhe rekomandimet për përmirësime të mëtejshme, do të shërbejnë si një motivim dhe angazhim për një programim ndryshe të masave.

Këto masa do të jenë në funksion të përgjigjes ndaj sfidave me të cilat përballen të gjithë aktorët me përgjegjësi në fushën e sigurisë në të gjitha anijet me flamur shqiptar dhe të gjitha portet e Shqipërisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Zgjerimin

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Zgjerimin

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një…