Peleshi pret Tarran: OSBE, partnere e çmuar për avancimin e reformave

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi priti sot në Kuvend ambasadorin Michael Tarran, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.


Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi priti sot në Kuvend ambasadorin Michael Tarran, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Peleshi thekson se takimi u zhvilluar “për hapat e përbashkët drejt forcimit të demokracisë, modernizimit të punës së Kuvendit dhe rritjes së transparencës në shërbim të qytetarëve”.

“Mbështetja e OSBE-së mbetet një partneritet i çmuar për avancimin e reformave dhe forcimin e institucioneve tona demokratike”, shkruan Peleshi.

Nga ana tjetër, ambasadori Tarran rikonfirmoi angazhimin e Prezencës për të mbështetur institucionet demokratike të Shqipërisë, dialogun politik gjithëpërfshirës dhe reformat e proceset parlamentare pjesëmarrëse.

“Kuvendi ka një rol qendror në zbatimin e ndryshimeve transformuese që thellojnë dhe forcojnë qëndrueshmërinë e demokracisë, proceseve demokratike dhe kuadrit kombëtar të llogaridhënies në Shqipëri”, theksoi Tarran.

Sipas Tarran diskutimi vuri në dukje vizionin e Kryetarit për një Kuvend të modernizuar, transparent e gjithëpërfshirës.

“Temat kryesore përfshinë transformimin dixhital dhe përparimin e legjislacionit elektronik, përfshirjen e qytetarëve dhe të të rinjve, si edhe mbështetjen e OSBE-së për reformat zgjedhore dhe territoriale, proceset legjislative dhe mbikëqyrëse, dhe forcimin e kapaciteteve institucionale”, theksoi Tarran.

Kuvendi i ri pritet të përfshihet në realizimin e reformës zgjedhore për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Kështu, pritet ngritja e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, i cili duhet të adresojë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it ku përparësi janë depolitizimi i administratës zgjedhore dhe nevoja e nxjerrjes së shpejtë të rezultatit.

Më herët gjatë javës, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ka pritur edhe të tjerë përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në vendin tonë, si të ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn, ambasadorin e Bashkimit Evropain Silvio Gonzaton si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…