
Category: Ditari
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla prezantoi sot Paketën e Mbështetjes për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural për vitin 2026, duke e cilësuar si skemën më të madhe ndonjëherë për fermerët dhe agrobizneset shqiptare.
“Korridori VIII nuk është thjesht një investim. Ai është një domosdoshmëri strategjike”. Kështu deklaroi nga Ministeriali për Korridorin VIII që u mbajt të mërkurën në Tiranë, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani, mori pjesë sot në Ministerialin e Korridorit VIII që po zhvillohet në Tiranë, me fokus avancimin e bashkëpunimit strategjik në fushën e ndërlidhjes, qëndrueshmërisë dhe integrimit rajonal.
Efektivët e Batalionit Komando po marrin pjesë në stërvitjen paradislokuese “KFOR ‘36” në Hohenfels të Gjermanisë, në kuadër të përgatitjeve për misionin në Kosovë.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë do të mirëpresë sot Ministerialin e Korridorit VIII, me fokus avancimin e bashkëpunimit strategjik në fushën e ndërlidhjes, qëndrueshmërisë dhe integrimit rajonal.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit si një shembull të planifikimit, profesionalizimit dhe kalimit drejt rritjes së cilësisë, në një intervistë ekskluzive për revistën spanjolle “Forbes”.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, priti sot në një takim delegacionin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET), të kryesuar nga kryetari David McAllister.
Kryeministri Edi Rama i ka uruar sot përmes një telefonate ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka përshëndetur me respekt komandant Kudusi Lama, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm gjatë ngjarjeve të vitit 1999.
Në shënim të 18-vjetorit të pavarësisë, në Prishtinë u organizua pritje shtetërore nga presidentja, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri i Kosovës.









